Shaqiri: Vazhdojmë të digjitalizojmë punën e administratës shtetërore për qytetarët dhe bizneset

– Ministri për Shoqëri Informatike dhe Administratë, Jeton Shaqiri përmes një postimi në rrjetet sociale ka bërë njoftimin në lidhje me digjitalizimin në punën e administratës shtetërore për qytetarët dhe bizneset. Në seancën e fundit qeveritare kaloi informacioni për Gjendjen e transformimit digjital në kontekst të shërbimeve elektronike, institucioneve kyçe, pengesa dhe hapat e ardhshëm për digjitalizimin. Deri në fund të vitit 2021 do të mundësojmë që 30% e organeve të administratës shtetërore të kenë të integruar sistemin automatizim të procedurave administrative, ndërsa deri në fund të vitit 2024 sistemi duhet të jetë i integruar në të gjithë administratën shtetërore. Hapat e kryer deri tani për transformimin digjital: 👉Platforma për interoperabilitet 👉Regjistri qëndror i popullsisë 👉Portali nacional për e-shërbime 👉Platforma për menaxhim elektronik të shërbimeve (eSDP) 👉Sistem informatic për menaxhim me burimet njerëzore 👉Sistemi për menaxhim elektronik të dokumentave (DMS) 👉Përmirësim i infrastrukturës së IT-së Numri i shërbimeve të ofruara në portalin nacional për e-shërbime për momentin është 137. Jemi në bisedime të vazhdueshme me Ministrinë e punëve të brendshme, Ministrinë e drejtësisë dhe Drejtorinë e librave amë dhe së shpejti do të rrisim numrin e e-shërbimeve në portal duke përfshirë shërbime të këtyre institucioneve.

Related posts

Kryetari Ahmeti priti Presidentin Begaj në selinë e BDI-së

Tetovë, 28.02.2026 Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, pati kënaqësinë e veçantë që në selinë e partisë të mirëpresë Presidentin…

Kryetari Ali Ahmeti mirëpriti Presidentin Begaj

Shkup, 26.02.2026 Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, së bashku me bashkëpunëtorë dhe miq, mirëpriti Presidentin e Republikës së Shqipërisë,…

Kryetari Ali Ahmeti takoi ish-Komesarin, z. Johannes Han

Tetovë, 26.02.2026 Kryetari Ali Ahmeti zhvilloi një takim miqësor me z. Johannes Hahn, ish Komisionar Evropian për Buxhet dhe Administratë, si dhe…