Shaqiri: Vlerat dhe meritokracia do të jenë determinante në përzgjedhjen dhe avancimin e të punësuarve në administratën shtetërore

Ministri i Ministrisë së Shoqërisë Informatike dhe Administratës (MSHIA), Dr.Jeton Shaqiri i shoqëruar nga zëvendëskryeministri përgjegjës për luftën kundër korrupsionit dhe krimit, Lupço Nikollovski, sot (e hënë) në hapësirat e Komisionit Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit, realizuan një takim të përbashkët me kryetaren e këtij komisioni, Biljana Ivanovska.   Qëllimi i takimit ishte që para komisionit të prezantohen ndryshimet dhe ligjet e reja për strukturat e larta udhëheqëse, për të punësuarit në sektorin publik dhe ligji për nëpunësit administrativ, në funksion të përmbushjes së rekomandimeve të projektit “Vlerësimi i cenueshmërisë ndaj korrupsionit në politikat dhe në procedurat e punësimit, me një fokus të veçantë ndaj nepotizmit, kronizmit dhe klientelizmit”.   Ministri Shaqiri, në takim konfirmoi se të gjitha rekomandimet janë të implementuara në ndryshimet e ligjeve tashmë të vendosura në ENER për nëpunësit administrativ, për të punësuarit në sektorin publik dhe ligji për strukturat e larta udhëheqëse, me anën e të cilave ndryshon procedura e punësimeve, e avancimeve dhe e mobilitetit në sektorin publik.   “Këto ligje ndikojnë drejtpërdrejt në depolitizimin e plotë të administratës shtetërore dhe vendosin themelet e vlerave dhe të meritokracisë për të arritur deri tek vendi i punës apo avancimi. Jemi të vendosur t’i çojmë deri në fund këto reforma”, theksoi mes tjerash në takim ministri Shaqiri.  

Related posts

Kryetari Ahmeti priti Presidentin Begaj në selinë e BDI-së

Tetovë, 28.02.2026 Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, pati kënaqësinë e veçantë që në selinë e partisë të mirëpresë Presidentin…

Kryetari Ali Ahmeti mirëpriti Presidentin Begaj

Shkup, 26.02.2026 Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, së bashku me bashkëpunëtorë dhe miq, mirëpriti Presidentin e Republikës së Shqipërisë,…

Kryetari Ali Ahmeti takoi ish-Komesarin, z. Johannes Han

Tetovë, 26.02.2026 Kryetari Ali Ahmeti zhvilloi një takim miqësor me z. Johannes Hahn, ish Komisionar Evropian për Buxhet dhe Administratë, si dhe…