Shaqiri zhvilloi takim pune me Gjorgi Tasev – Këshilltar në Zyrën e Kryetarit të Qeverisë së RMV-së

Ministri i Shoqërisë Informatike dhe Administratës Jeton Shaqiri, zhvilloi takim pune me Gjorgi Tasev – Këshilltar në Zyrën e Kryetarit të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, përgjegjës për pjesëmarrjen rinore dhe politikat rinore.Në takimin e punës u diskutua lidhur me implementimin e Ligjit për pjesëmarrje rinore dhe politikat rinore. Krahas kësaj u konstatua se duhet të lehtësohet procedura e vënies së implemntimit të dispozitës ,,Zyrtar për të rinjtë” në organet e administratës shtetërore, në komunat, në Qytetin e Shkupit dhe në komunat e Qytetit të Shkupit.Duke rikonfirmuar angazhimet e Reformës së Administratës Publike si prioritet kyç, ministri Shaqiri shprehu kënaqësinë e bashkëpunimit dhe u falënderua për mundësinë që të kontribuojë në krijimin e politikave rinore nga ana e administratës e cila duhet të jetë shërbim i vërtetë për qytetarët.

Related posts

Kryetari Ahmeti priti Presidentin Begaj në selinë e BDI-së

Tetovë, 28.02.2026 Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, pati kënaqësinë e veçantë që në selinë e partisë të mirëpresë Presidentin…

Kryetari Ali Ahmeti mirëpriti Presidentin Begaj

Shkup, 26.02.2026 Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, së bashku me bashkëpunëtorë dhe miq, mirëpriti Presidentin e Republikës së Shqipërisë,…

Kryetari Ali Ahmeti takoi ish-Komesarin, z. Johannes Han

Tetovë, 26.02.2026 Kryetari Ali Ahmeti zhvilloi një takim miqësor me z. Johannes Hahn, ish Komisionar Evropian për Buxhet dhe Administratë, si dhe…