Ministri i Shoqërisë Informatike dhe Administratës, Jeton Shaqiri, zhvilloi takim pune me Nikolla Bertolinin, shefin e Njësisë së bashkëpunimit të Delegacionit të Bashkimit Evropian.Në takimin e punës, morrën pjesë dhe grupe ekspertësh të MSHIA-së dhe të BE-së, të cilët diskutuan lidhur me statusin e realizimit të projekteve aktuale dhe të ardhshme në drejtim të riorganizimit të administratës publike dhe digjitalizimit, të financuara nëpërmjet IPA projekteve.Në këtë takim u konstatua se implementimi i aktiviteteve vijon edhe më tej me dinamikën e parashikuar dhe do të vazhdojë edhe në periudhën që pason me përfshirje maksimale dhe angazhim të plotë.Njëkohësisht, në takimin e punës u shqyrtuan edhe mundësitë në aspekt të bashkëpunimit në lidhje me projektet e ardhshme, të cilat do të mbështeten nëpërmjet programit IPA 3, përkatësisht instrumentit të tretë për ndihmë paraaderuese IPA 2021-2027.Duke rikonfirmuar angazhimin për reformën e administratës publike si një përparësi kyçe, Ministri Shaqiri shprehu kënaqësinë e bashkëpunimit dhe falënderoi për mbështetjen e vazhdueshme nga BE-ja me qëllim të profesionalizimit të administratës, e cila duhet të jetë shërbim i vërtetë i qytetarëve….