Shqiptarët ndonëse të ndarë në territore, janë të bashkuar drejt synimit të tyre, integrimit në strukturat euroatlantike. Kjo u tha gjate akademise solemne të organizuar me rastin e Festës së Flamurit, 28 nëntorit.Ndonëse qëllimi primar i shumë misoinarëve ishte bashkimi etnik shqiptar, politikat globale detyruan ridefinimin e cakut, i cili tani është bashkimi i shqiptarëvë nën flamurin evropian.“Në rradhe te pare realizuam pavarësine e Kosoves dhe tani i hymë misionit tjetër për barazi të plotë të shqipëtarëve në RMV dhe synim dhe qëlllim i yni përfundimtarë është që këto troje të jetojnë të qetë në paqe, stabilitet të përhershëm, të anëtarësuar në BE, të anëtarësuar në NATO. Ndoshta dikush mund edhe të pyes a jemi penduar? JO! Sepse, kjo është zgjidhja më e mirë, më e dobishme, më e padhimbshme edhe për bashkëqytetarët tanë” – tha Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti.“Edhe pse nuk jemi bashkë kjo nuk do të thotë se nuk frymojmë dhe nuk punojmë bashkë për një të ardhme në të cilën të gjithë do të jemi qytetarë të një familje evropiane, sepse anëtarë të aleancës më të madhe ushtarake dhe politike, aleancës së NATO-s, për fat të mirë prej muajit mars të këtij viti jemi edhe ne bashkë me R. e Shqipërisë, e cila anëtare e kësaj organizate u bë para 11 viteve” – u shpreh Kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi.Shqiptarët të gjitha arritjet nuk i arritën lehtë. Para tyre kishte sfida të mëdha edhe në nëntorin e vitit 1912, por sfidat vazhdojnë edhe në nëntorin e 2020-ës. Por mesazhi mbetet që gjithnjë faktori politik shqiptar, të qëndroj i unifikuar në qëndrimet dhe veprimet e tyre.“Të dy vendet tona janë përfshirë fuqishëm në zbatimin e detyrave të shtëpisë, duke thelluar reformat në të gjithë sektorët për të qenë të gatshëm në çeljen e negociaave me BE-në. Edhe kjo është një sfidë e madhe në të cilën faktori politik shqiptarë në Maqedoninë e Veriut, gjithnjë ka ditur të pozicionohet drejtë” – deklaroi Ambasadori i Shqipërisë, Fatos Reka.“Ju përshëndes në emër të Kosovës martire dhe institucioneve të R. së Kosovës, e cila po goditet jo vetëm nga pandemia globale, por po goditet padrejtësisht këto ditët e fundit. Por na ka mësuar historia dhe lavdia jonë që sa më shumë të goditemi, si feniksi ngrihemi edhe më lartë” – theksoi Ambasadori i Kosovës, Gjergj Dedaj.Dita 28 nëntori Dita e flamurit, është festa më e madhe për të gjithë shqiptarët kudo që jetojnë, në përkujtim të nëtorit të 1912, kur u shpall pavarësia e trojeve shqiptare