Ministria e Ekonomisë shpalli thirrjen publike për paraqitjen e interesit nga objektet gastronomike për akomodim për të pranuar mysafirë që do të marrin Vërtetim për pushim të punëtorëve me të ardhura të ulëta, vlera e të cilave arrin 12.000 denarë. Qëllimi themelor i kësaj mase është që t’u mundësojë personave me të ardhura të ulëta të shfrytëzojnë pushimin vjetor në qendrat turistike në Republikën e Maqedonisë së Veriut, e njëherësh t’u ndihmohet edhe qendrave turistike në rritjen e vëllimit të punës. Të drejtën e pjesëmarrjes në thirrjen publike e kanë të gjitha objektet e kategorizuara gastronome për akomodim (hotele) që janë të licencuara dhe që gjenden në qendrat turistike në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe agjencitë turistike me A Licencë. Për paraqitjen e interesit, objektet gastronome për akomodim (hotele) dhe agjencitë turistike me licencë A duhet të dorëzojnë në Ministrinë e Ekonomisë formular të plotësuar për kërkesë për paraqitjen e interesit (formular të gatshëm). Pas paraqitjes së objekteve gastronome dhe agjencive turistike, Ministria e Ekonomisë do të shpallë edhe thirrje publike për të gjithë personat që duan të marrin vauçer për turizëm në vlerë prej 12.000 denarëve. Vauçer për shfrytëzimin e pushimit do të marrin të gjithë personat me të ardhura të ulëta të cilët do të aplikojnë në thirrjen publike, të ardhurat mujore e të cilëve në familjen nuk e tejkalojnë vlerën neto prej 30.000 denarëve. Afati i fundit për aplikim është 31.05. të vitit 2021. Buxheti i përgjithshëm për realizimin e projektit është 15.000.000 denarë. Thirrja publike është shpallur në ueb faqen e Ministrisë së Ekonomisë.