Sistemi nacional “Menaxhimi i radhës së klientëve” – “Merr numër”

Ministri për Shoqëri Informatike dhe Administratë, Jeton Shaqiri përmes një postimi në rrjetet sociale ka shkruar njoftimin në lidhje me Sistemin nacional “Menaxhimi i radhës së klientëve” – “Merr numër” Punojmë për shërbime më të mira dhe më efikase për qytetarëtCilësia e shërbimeve të ofruara nga administrata shtetërore është shumë e rëndësishme. Synojmë të rrisim cilësinë dhe efikasitetin e shërbimeve të ofruara me anë të projektit i cili përbëhet nga 3 sisteme:Sistemi nacional “Menaxhimi i radhës së klientëve” – “Merr numër”Ky sistem tashmë përdoret në qendrat tona “Një pikë për shërbime”. Me anë të këtij sistemi mundësojmë që secili qytetar të marrë shërbimin e kërkuar në kohën e duhur.Sistemi Nacional “Vlerëso administratën” – ”Semafor”Pas marrjes së çdo shërbimi në qendrat tona “Një pikë për shërbime”, secili qytetar ka mundësinë që të vlerësoj administratorin dhe shërbimin e marrë. Kjo bëhët vetëm duke skanuar QR kodin e biletës suaj të pritjes.Sistemi Nacional “Cakto termin për të marrë shërbim” – ”Radha ime”Ky sistem iu mundëson qytetarëve që të caktojnë një termin për një datë të caktuar në qendrat tona “Një pikë për shërbime”, duke theksuar kohën dhe llojin e shërbimit që do të marrë. Si rrjedhojë shmanget mundësia për të pritur në radhë. (https://etu.uslugi.gov.mk/pages/reservation)Ne si ministri jemi të gatshëm që këtë sistem t’ia ofrojmë secilit institucion në vend, pa asnjë kosto, me qëllimin e vetëm që cilësia dhe efikasiteti i shërbimeve të ofruara nga administrata shtetërore të jenë në nivelin e kërkuar.

Related posts

Ali Ahmeti priti ambasadorin italian Silvestri: Ndërhyrja ndaj gjuhës shqipe dhe Marrëveshjes së Ohrit rëndon situatën

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, z. Ali Ahmeti, sot  në Tetovë,  priti ambasadorin e Italisë në vendin tonë z. Andrea Silvestri. …

30 vjetori i UÇK-së, Ahmeti: Tre shkronjat e arta sollën kthesën historike në fatin e kombit shqiptar

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim Ali Ahmeti ka qëndruar në Prishtinë së bashku me veprimtarë të çështjes kombëtare e atdhetarë kanë…

Gjuha shqipe është vija që nuk duhet dhe nuk guxon të kapërcehet!

Teksa afrohet dita e vendimit të Gjykatës Kushtetuese për rishikimin e Ligjit për Gjuhët, Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) paralajmëron edhe një…