Takim Bekteshi-Donmez: Do të intensifikohet bashkëpunimi në sektorin energjetik

Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi ka zhvilluar sot takim pune me Ministrin e Energjetikës dhe Burimeve Natyrore të Türkiye-s, Fatih Donmez

Në takim morën pjesë edhe drejtori i SHA EMV-së, Vasko Kovaçevski, drejtori ekzekutiv i SHA REN, Bajram Rexhepi, drejtori i i MEPSO-s, Orhan Murtezani, drejtori i SHA GA-MA, Aleksandar Arsiq, si dhe kryetari i Komisionit Rregullator për Energjetikë. Marko Bislimovski.

Ministri Donmez ishte i shoqëruar nga drejtori i përgjithshëm i BOTAS, Burhan Ozxhan dhe drejtori i përgjithshëm i TEIASH, Orhan Kaldirim.

Në takim u shpreh bashkëpunimi i shkëlqyer bilateral ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Türkiye-s.

Ministrat Bekteshi dhe Donmez diskutuan për drejtimet e mundshme për zhvillim dhe thellim në fushën e energjisë, në radhë të parë në fushën e furnizimit me energji elektrike dhe gaz natyror, duke pasur parasysh lëvizjet e politikave energjetike në kuadër të krizës energjetike.

Ministri Bekteshi falënderoi për mbështetjen e deritanishme nga Republika e Türkiye-s dhe interesimin për të siguruar energji për nevojat e vendit tonë.

“Kjo tregon edhe një herë bashkëpunimin e mirë që kemi me Republikën e Türkiye-s. Që nga fillimi i krizës energjetike, vendi i parë që iu drejtuam për mbështetje ishte Ministria e Energjetikës dhe Burimeve Natyrore e Türkiye-s. Sot u shfaq interesim për të vazhduar bashkëpunimin dhe për të takuar vendin tonë dhe qytetarët tanë”, tha ministri Bekteshi.

Ministri informoi se në fazën përfundimtare është Memorandumi për bashkëpunim në energjetikë me Türkiye-n, i cili pritet të nënshkruhet në periudhën e ardhshme dhe do të hapë mundësi për rritje të bashkëpunimit dhe investimeve në fushën e energjisë ndërmjet dy vendeve.

 “Ne do të nënshkruajmë një Memorandum Bashkëpunimi në fushën e energjisë, teksti tashmë është në fazën përfundimtare të përgatitjes dhe do të nënshkruhet në periudhën e ardhshme. Jam i bindur se së bashku do ta kalojmë këtë krizë dhe do të hapim perspektiva të reja për zhvillimin e ekonomive të të dyja vendeve”, tha ministri Bekteshi dhe shtoi se Maqedonia e Veriut është e interesuar të tërheqë sa më shumë investime turke, veçanërisht në fushën e burimet e rinovueshme të energjisë dhe në fushën e prodhimit të energjisë elektrike.

“Ne si Maqedoni e Veriut do të marrim pjesë në çdo iniciativë të Republikës së Türkiye-s, siç është tregu rajonal i energjisë elektrike dhe nisma të tjera”, tha Bekteshi.

Ministri Bekteshi dhe ministri Donmez u dakorduan që në periudhën e ardhshme të intensifikojnë bisedimet për mundësitë e furnizimit me energji elektrike dhe gaz natyror nga Türkiye.

Ministrat u pajtuan se Türkiye dhe Maqedonia e Veriut kanë një bashkëpunim tradicionalisht të shkëlqyer energjetik dhe shprehën shpresën se ky bashkëpunim do të thellohet në të ardhmen.

Related posts

Kryetari Ahmeti priti Presidentin Begaj në selinë e BDI-së

Tetovë, 28.02.2026 Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, pati kënaqësinë e veçantë që në selinë e partisë të mirëpresë Presidentin…

Kryetari Ali Ahmeti mirëpriti Presidentin Begaj

Shkup, 26.02.2026 Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, së bashku me bashkëpunëtorë dhe miq, mirëpriti Presidentin e Republikës së Shqipërisë,…

Kryetari Ali Ahmeti takoi ish-Komesarin, z. Johannes Han

Tetovë, 26.02.2026 Kryetari Ali Ahmeti zhvilloi një takim miqësor me z. Johannes Hahn, ish Komisionar Evropian për Buxhet dhe Administratë, si dhe…