Thellimi i marrëdhënieve të mira fqinjësore dhe realizimi i projekteve infrastrukturore që do të sjellin rritje të bashkëpunimi ekonomik midis Republik Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë, ishin tema e diskutimit në takimin e sotëm midis ministrit të Financave, Fatmir Besimi dhe ambasadorit të Shqipërisë në vend Fatos Reka. Ambasadori Reka e përgëzoi ministrin Besimi për emërimin e tij si Ministër dhe i uroi suksese në punën e tij.- Bashkëpunimi bilateral me Shqipërinë është në një nivel jashtëzakonisht të mirë. Aktualisht po punohet në zbatimin e projekteve infrastrukturore që do të rrisin aktivitetin ekonomik dhe do të sigurojnë një numër të madh të vendeve të punës. Këto janë prioritetet për të cilat jemi duke punuar në mënyrë aktive. Njëkohësisht, shohim një mundësi edhe për rritjen e këmbimit tregtar. Sa i përkët kësaj, ndikim pozitiv do të ketë projekti: “Lehtësimi i tregtisë në Ballkanin Perëndimor” të Bankës Botërore, në kuadër të së cilit parashikohet rikonstruimi i vendkalimit kufitar Qafë Thanë si mbështetje e krijimit të “one stop shop”, për të cilin bisedimet tashmë janë duke u zhvilluar në nivel ndërqeveritar, tha Besimi.Në takim u vu në dukje rëndësia e projekteve infrastrukturore siç janë drejtimi rrugor Strugë – Qafë Thanë, për të cilin muajin e ardhshëm duhet të shpallet tender për rikonstruimin dhe zgjerimin e plotë dhe projektin për ndërtimin e linjës hekurudhore Kërçovë – Lin (kufiri me Shqipërinë), si pjesë e Korridorit të 8 Pan-Evropian. Në kuadër të energjisë, qeveria e Maqedonisë ndërmorri aktivitete për ndërtimin e linjes së interkonjeksionit 400 kilovolt Manastir-Elbasan. Projekti parasheh ndërtimin e një trafostacioni të ri 400/110 kilovolt në Ohër dhe një linjë transmetuese nga TS Manastir 2 deri në kufirin me Shqipërinë, ndërsa pala shqiptare duhet të ndërtojë një linjë transmetuese nga kufiri i Maqedonisë deri në Elbasan. Ambasadorit shqiptar Reka theksoi rëndësinë që vendi ynë të përfshihet në shtrirjen e rrugës së “Arbrit” dhe territorit të Maqedonisë, me ç’rast do të shkurtohet distanca nga Tirana në Dibër për njëqind kilometra, ndërsa porti i Durrësit do të jetë më i arritshëm.Të dy palët diskutuan edhe për përfitimet e anëtarësimit në NATO, sipas së cilëve vendi ynë gjatë këtij viti u bë zyrtarisht anëtar. Ambasadori Reka iu referua përfitimeve që ka Shqipëria nga anëtarësimi në NATO. Shqipëria u bë anëtare e NATO-s në vitin 2009, kur e gjithë bota u përfshi nga kriza financiare, por edhe në kushte të tilla, investimet e huaja direkte u rritën në mënyrë të dukshme gjatë periudhës pas anëtarësimit në NATO. Investimet e huaja direkte në Shqipëri pesë vjet para hyrjes në NATO ishin 5.5% të BPV-së, ndërsa pesë vjetë më vonë u rritën për 9.1%.Sa i përket këmbimit të jashtëm tregtar me Shqipërinë, në vitin 2018 është rritur për 11%, në vitin 2019 mbeti pothuajse në të njëjtin nivel me vitin paraprak dhe në periudhën prej muajit janar-korrik të këtij viti këmbimi me vendin fqinj shënoi 5%. Përveç kësaj, sa i përket këmbimit tregtar, regjistron më shumë eksport sesa import, me ç’rast suficiti në vitin 2019 është 4 milionë euro dhe në periudhën janar-korrik të këtij viti, në kushte të rënies së këmbimit tregtar, suficiti madje u rrit dhe arrin në 5.7 milionë euro.