Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) është institucioni financiar ndërkombëtar më aktiv në vend. Gjatë 30 viteve të kaluara, Republika e Maqedonisë së Veriut ka përkrahje të vazhdueshme sa i përket realizimit të prioriteteve të saj dhe kjo përkrahje vazhdon edhe më tej. Konfirmimi i bashkëpunimit të suksesshëm dhe afatgjatë u theksua në takimin e ministrit të Financave, Fatmir Besimi me presidentin e BERZH-it, Odil Renault Basso, në kuadër të Forumit Delfi që mbahet në Greqi.
“Axhenda e gjelbër është në fokus të punës së qeverisë. Kjo rezulton të jetë domethënëse posaçërisht në kushte të krizës energjetike dhe sigurimin e energjensave nga burimet vetanake. Në këtë drejtim, në zgjerimin e kapaciteteve për prodhimin e energjisë elektrike është e rëndësishme përkrahja e institucioneve financiare ndërkombëtare, veçanërisht nga ana e BERZH-it, tha ministri Besimi.
Duke ritheksuar masat që i ndërmerr Qeveria për ballafaqimin me ndikimin nga kriza energjetike dhe e çmimeve si dhe nevojën për përkahjen e mundshme shtesë për standardin e qytetarëve dhe ekonominë vendase që varet drejtpërdrejt nga zhvillimi dhe kohëzgjatja e ngjarjeve në Ukrainë, ministri poashtu thekson se që të tejkalohet kriza energjetike me presion më të ulët, mirëpresim përkrahjen nga institucionet ndërkombëtare si gjatë periudhës së pandemisë Covid 19.
“Pakoja e masave për përkrahjen e standardit të qytetarëve dhe likuiditetit të kompanive është 400 milionë euro. Përkrahja për të ndikuar që të mos ketë rritje të lartë të çmimit të energjisë elektrike, por edhe asaj termike, ndaj EMV-së filloi vitin e kaluar dhe arrin në 10.6 miliardë denarë.
Sa i përket vazhdimit të përkrahjes së likuiditetit të kompanisë, nga BERZH-i u ofrua linjë kreditore, që është në procedurë të sigurimit. Kjo linjë kreditore ka rëndësi për faktin se sigurohet me normë të interesit prej 1%. Bisedimet ndërmjet BERZH-it dhe EMV-së janë në vazhdim dhe në periudhën e ardhshme pritet që të finalizohen të gjitha dokumentet ligjore të cilat do të nënshkruhen pas miratimit të Ligjit për garanci nga Kuvendi i Republikës së Maqedonisë së Veriut”, theksoi ministri Besimi.
Në këtë takim, u potencua se kjo është një krizë e madhe, e cila ka përfshirë mbarë botën, veçanërisht Evropën, në tokën e së cilës po zhvillohet luftë dhe veçanërisht në një periudhë kur ekonomia ende nuk është rikuperuar nga kriza e kovidit dhe nevojiten përpjekje dhe investime të përbashkëta.
Për Republikën e Maqedonisë së Veriut është jashtëzakonisht i rëndësishëm realizimi i interkonektimit ndërkufitar të gazit me Greqinë, ku janë siguruar një pjesë e mjeteve dhe granti nga WBIF-ja, me ç’rast nevojitet edhe përkrahja për mbylljen e konstruksionit financiar. Investimi vlerësohet të jetë 53 milionë euro, ndërsa janë siguruar 25 milionë euro nga BEI dhe 12 mlionë euro nga granti i WBIF-së.
Në takim u potencua përkrahja që BERZH-i jep në realizimin e projekteve infrastrukturore lidhur me Korridorin 8, si dhe në ndërtimin e autostradës Shkup-Bllacë.
Ministri Besimi theksoi se Republika e Maqedonisë së Veriut vlerëson përkrahjen e BERZH-it për marrjen e grantit nga WBIF në vlerë të përgjithshme prej 230.35 milionë euro, nga të cilat 152.45 milionë euro janë destinuar për bashkëfinancimin e pjesës lindore të Korridorit hekurudhor VIII, përkatësisht të pjesës Kriva Pallankë – kufiri me Bullgarinë. Përveç kësaj u diskutua se në të ardhmen Ministria e Financave dhe BERZH-i të iniciojnë aktivitete për fillimin e ndërtimit të pjesës perëndimore të linjës hekurudhore të korridorit 8, nga Kërçova deri në kufirin me Shqipërinë.
Portofoli aktiv i BERZH-it në vend aktualisht është me vlerë prej mbi 900 milionë eurove, prej të cilave 83% e mjeteve janë planifikuar për projekte infrastrukturore, 14% për sektorin financiar dhe 3% për sektorët e industrisë, tregtisë dhe bujqësisë. BERZH-i verpon në mënyrë aktive në vend që nga viti 1993 dhe deri më tani ka miratuar 154 projekte me vlerë prej 2.2 miliardë eurove.