Plani për rimëkëmbje nga Covid kriza dhe rritja e përshpejtuar ekonomike, Plani ekonomik-investues për Ballkanin Perëndimor dhe Plani për Tregun e Përbashkët Rajonal, zbatimi i të cilit do ta transformojë rajonin, që do të mundësojnë ekonomi më bashkëkohore, më të gjelbër dhe më digjitale dhe lidhje më të mirë me tregun e vetëm të BE-së, ishin temë e diskutimit ndërmjet ministrit të Financave, Fatmir Besimi dhe Komesarit për politika fqinjësore dhe negociata për zgjerimin e BE-së, Oliver Varhei, që u mbajt në Bruksel.- Të udhëhequr nga Plani ekonomik-investues i BE-së, e rishikuam listën e vetme të projekteve duke vendosur prioritete ndërmjet projekteve kryesore infrastrukturore, të cilat janë të rëndësishme për zhvillimin e vendit, theksoi ministri Besimi, duke shtuar se në kuadër të planit ekonomik-investues, vendi do të aplikojë për mbështetje teknike dhe grante për projekte infrastrukturore, të cilat janë pjesë e listës së vetme të projekteve.Në kuadër të kësaj janë duke u bërë përpjekje për të parashtruar një kërkesë për grant investues për bashkëfinancimin e aksit hekurudhor Kriva Pallankë-Deve Bair, me çka do të sigurohen mjete për financimin e pjesës lindore të hekurudhës së Korridorit 8, ndërsa do të aplikohet edhe për grant investues për bashkëfinancimin e stacionit për spastrim Shkup, me ç’rast hapet mundësia për uljen e huave.Plani ekonomik-investues i BE-së u mundëson vendeve të Ballkanit Perëndimor qasje në grantet evropiane në vlerë prej 9 miliardë eurove, si dhe planifikohet të sigurohen edhe 20 miliardë euro investime tjera shtesë.Edhe sipas parashikimeve më konservatore të KE-së, zbatimi i planit të investimeve mund të nxit rritjen në vendet e Ballkanit Perëndimor më së paku për 3.6 pikë përqindje.Është shumë e rëndësishme të krijohen të gjitha kushtet për rimëkëmbjen nga kriza së bashku me Ballkanin Perëndimor, ndërsa pakoja e investimeve është në zemër të këtij plani.Pakoja e investimeve përfshin projekte në fushat kryesore si transporti, energjia, mjedisi jetësor, ekonomia digjitale dhe investime te të rinjtë dhe në sektorin privat.Gjithashtu në këtë takim, ministri theksoi se Qeveria është e përkushtuar të rrisë shfrytëzimin e IPA fondeve përmes propozimit të projekteve të përgatitura mirë, të cilat mund të fillojnë të zbatohen lehtë dhe në kohë të shkurtër.Të dyja palët arritën në përfundim se integrimi i vendeve të Ballkanit Perëndimor në BE ka rëndësi kyçe për stabilitetin dhe sigurinë në Evropë.