Takim Besimi – Varheleyi: Republika e Maqedonisë së Veriut e përkushtuar drejt perspektivës së BE-së dhe arritjes së standardeve evropiane

 Perspektivat evropiane të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe pritshmëritë nga presidenca franceze për progresin e procesit të hapjes së negociatave për anëtarësim ishin temat kryesore të takimit të realizuar në Bruksel, të ministrit të Financave Fatmir Besimi me komisionerin për Fqinjësi dhe Negociata për Zgjerim, Oliver Varheleyi. Në këtë takim u potencuan gjithashtu prioritetet e Ministrisë së Financave të orientuara drejt përforcimit të procesit reformues në fushën e menaxhimit me financat publike, përshpejtimit të rritjes përmes investimeve dhe konsolidimit të njëkohshësishëm fiskal, si dhe reformave të parapara në Programin për reforma ekonomike për periudhën 2022-2024, ku tashmë veçse kanë filluar konsultimet ndërmjet Qeverisë së Republikës së Maqedonisë dhe KE-së, që nënkupton arritje të standardit të BE-së. Do të fokusohemi në zbatimin e Planit ekonomik dhe investues që të mundësojmë arritjen e pikësynimeve të axhendës për anëtarësim në BE, duke përfshirë këtu edhe zbatimin e Axhendës së Gjelbër, Tranzicionin dixhital, si dhe politikat dhe strategjitë e tjera të BE-së për vendet e Ballkanit Perëndimor, theksoi ministri Besimi në takim, ku i falenderoi për përkrahjen e ofruar ndaj vendit tonë nga BE-ja për ballafaqimin me pasojat nga pandemia e Kovid 19, si dhe për zbatimin e projekteve të rëndësishme infrastrukturore. Gjithashtu, qeveria është përkushtuar në mënyrë të fuqishme për përforcimin e kapaciteteve të strukturave  të IPA-s dhe vlerëson rezultatin nga progresi i programit të IPA-s për vitin 2021. U miratua e dhe Plani aksional për krijimin e strukturës së IPA-s ndërsa strukturat nacionale punojnë me përkushtim në implementimin e programit rrjedhës të IPA 2 me qëllim që të shfrytëzohen sa më shumë mjetet e ndara. Ministri theksoi se Qeveria e re vazhdon përkushtimin e saj sa i përket vazhdimit të rrugës drejt BE-së dhe se nuk ka alternativë tjetër, ndërsa ndarja e Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Shqipërisë do të ndikojë në kredibilitetin e të gjithë procesit të zgjerimit. Pritshmëritë e RMV-së nga presidenca franceze janë vazhdimi i përpjekjeve për tejkalimin e bllokadës nga Bullgaria.  Qeveria është e gatshme që ta vazhdojë dialogun me Bullgarinë për t’i tejkaluar të gjitha çështjet që janë duke u diskutuar për bashkëpunimin sektorial dhe për të arritur zgjidhje konsensuale dhe të pranueshme për të dyja palët. 

Related posts

Ali Ahmeti priti ambasadorin italian Silvestri: Ndërhyrja ndaj gjuhës shqipe dhe Marrëveshjes së Ohrit rëndon situatën

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, z. Ali Ahmeti, sot  në Tetovë,  priti ambasadorin e Italisë në vendin tonë z. Andrea Silvestri. …

30 vjetori i UÇK-së, Ahmeti: Tre shkronjat e arta sollën kthesën historike në fatin e kombit shqiptar

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim Ali Ahmeti ka qëndruar në Prishtinë së bashku me veprimtarë të çështjes kombëtare e atdhetarë kanë…

Gjuha shqipe është vija që nuk duhet dhe nuk guxon të kapërcehet!

Teksa afrohet dita e vendimit të Gjykatës Kushtetuese për rishikimin e Ligjit për Gjuhët, Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) paralajmëron edhe një…