Takim i kryeparlamentarit Xhaferi me kryetaren e Grupit të miqësisë të parlamentit australian, Kasandra Fernando

Delegacioni i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut në Unionin Ndër-Parlamentar (IPU), i paraprirë nga shefi i Delegacionit, Talat Xhaferi, Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, bashkë me anëtarët e Delegacionit, Jovan Mitreski, Arbër Ademi, Nikola Micevski, Atnan Neziri, Dime Velkovski, Eli Panova dhe sekretarja e përgjithshme e Kuvendit, Cvetanka Ivanova, sot realizuan takim me Kasandra Fernandon, kryetaren e Grupit të Miqësisë me Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut të Parlamentit të Australisë.

Gjatë takimit, Xhaferi theksoi se distanca gjeografike nuk është pengesë për zhvillimin e marrëdhënieve të mira dhe miqësore ndërmjet dy shteteve, duke e pasur parasysh se ndajmë vlera të njëjta demokratike. Ai shtoi se Kuvendi gjithmonë formon Grupin e Miqësisë me Parlamentin e Australisë.

Deputetja Fernando tha se Australia dhe Maqedonia e Veriut kanë marrëdhënie dhe lidhje miqësore, të cilat e tejkalojnë aspektin diplomatik.

U theksua se diaspora nga Maqedonia e Veriut, diasporë e pestë me numër nga vendet-joaziatike në Australi, mund të paraqesë urë të ndërlidhjes më të madhe ndërmjet qytetarëve të shteteve tona të largëta, ndërsa vizitat e shpeshta të deputetëve nga Australia paraqet konfirmim për marrëdhëniet e mira të ndërsjella.

U potencua se vendi ynë e dënon agresionin rus dhe se jemi të inkuadruar në procesin e mbështetjes së Ukrainës.

Deputetët e informuan mysafiren për rrjedhën e procesit integrues në BE, me ç‘rast e informuan se jemi kah fundi i procesit të skriningut dhe fillimit të ndryshimeve kushtetuese.

Related posts

Reagim plotësues nga Bashkimi Demokratik për Integrim lidhur me incidentet e fundit

Bashkimi Demokratik për Integrim dënon ashpër edhe aktin e djegies së flamurit shqiptar, që përbën një sulm të drejtpërdrejtë ndaj simboleve dhe…

Ali Ahmeti uron 28 nëntorin: Përjetësi Shqipërisë dhe shqiptarëve!

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ka uruar kombin shqiptar me rastin e 28 nëntorit duke thënë që liria nuk…

Ali Ahmeti takon shoqatat e shqiptarëve në Kroaci: Mirënjohës Amerikës për jetë të jetëve

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, gjatë qëndrimit të tij në Kroaci, ka takuar të gjitha shoqatat e shqiptarëve në…