Kryetari i BDI Ali Ahmeti takoi sot edhe Majlinda Bregun, Sekretaren Gjenerale të Këshillit për Bashkëpunim Rajonal.
E përgëzova znj. Bregu për kontributin e saj të deritanishëm në përforcimin e marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë, thellimin e bashkëpunimit dhe për çmimin e fituar vjetor evropian për Ballkanin Perëndimor, shkruan kështu kryetari Ahmeti.
Ishte kënaqësi të bashkëbisedoja rreth sfidave rajonale të vendeve të Ballkanit Perëndimor me Sekretaren Gjenerale të Këshillit për Bashkëpunim Rajonal, ish ministren dhe ish deputeten e Republikës së Shqipërisë, znj. Majlinda Bregu.
E përgëzova znj. Bregu për kontributin e saj të deritanishëm në përforcimin e marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë, thellimin e bashkëpunimit dhe për çmimin e fituar vjetor evropian për Ballkanin Perëndimor.
Diskutuam mbi rëndësinë e thellimit të dialogut në frymën konstruktive për zgjidhjen përfundimtare të kontesteve të Kosovës me Serbinë për njohjes së ndërsjelltë dhe vendit tonë me Bullgarinë përmes miratimit të ndryshimeve kushtetuese, si rrugë e vetme që garanton stabilitetin dhe perspektivën tonë europiane.