Takim i kryetarit të Kuvendit, Xhaferi me ambasadoren e Malit të Zi, Marija Petroviq

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut Talat Xhaferi, u takua me ambasadoren e Malit të Zi në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Marija Petroviq.Siç kumtoi shërbimi i kuvendit për media, ambasadorja Petroviq i drejtoi urime për rizgjedhjen Kryetarit Xhaferi, duke i dëshiruar mandat të suksesshëm, zhvillim të shpejtë dhe dinamikë të negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian. Ajo shprehu shpresë se bashkëpunimi i hapur dhe miqësor dhe këmbimi i vizitave në nivel të lartë, të cilat ishin intensive në periudhën e kaluar, do të vazhdojnë edhe në të ardhme. Ambasadorja Petroviq foli shkurt edhe për gjendjen politike në Malin e Zi pas mbajtjes së zgjedhjeve parlamentare.Kryetari Xhaferi e përshëndeti avancimin e Malit të Zi në negociatat për anëtarësim në Bashkimin Evropian dhe shprehu shpresë se vendi së shpejti do të arrijë të finalizojë atë pjesë të procesit të aderimit. Ai theksoi se pret deri në fund të vitit të organizohet edhe konferenca ndërqeveritare ndërmjet Bashkimit Evropian dhe Republikës së Maqedonisë së Veriut, që do të paraqiste edhe fillimin oficial të negociatave për anëtarësim.Xhaferi informoi se pas zgjedhjeve parlamentare më 15 korrik të vitit 2020 dhe formimit të shumicës parlamentare, Kuvendi i formoi edhe trupat punues, a së shpejti do të formohen edhe delegacionet në asambletë ndërkombëtare dhe grupet parlamentare të bashkëpunimit. Në fund, ai shprehu bindjen se edhe në të ardhme do të vazhdojë bashkëpunimi i suksesshëm në kuadër të nismave rajonale ku marrin pjesë deputetë të dy shteteve.

Related posts

Reagim plotësues nga Bashkimi Demokratik për Integrim lidhur me incidentet e fundit

Bashkimi Demokratik për Integrim dënon ashpër edhe aktin e djegies së flamurit shqiptar, që përbën një sulm të drejtpërdrejtë ndaj simboleve dhe…

Ali Ahmeti uron 28 nëntorin: Përjetësi Shqipërisë dhe shqiptarëve!

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ka uruar kombin shqiptar me rastin e 28 nëntorit duke thënë që liria nuk…

Ali Ahmeti takon shoqatat e shqiptarëve në Kroaci: Mirënjohës Amerikës për jetë të jetëve

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, gjatë qëndrimit të tij në Kroaci, ka takuar të gjitha shoqatat e shqiptarëve në…