Ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Naser Nuredini realizoi takim pune me ministrin e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës të Republikës së Kosovës Liburn Aliu, ku në fokus të bisedimeve ishte shkëmbimi i përvojave dhe bashkëpunimi në fushën e mbeturinave dhe menaxhimit të mbeturinave.
Ministri Nuredini ndau me homologun e tij nga Kosova përvojat tona në tranzicionin nga grumbullimi dhe transporti bazë i mbeturinave në një ekonomi qarkore, me theks në bashkëpunimin rajonal në nivel lokal për zbatimin e Planit Kombëtar të Menaxhimit të Mbeturinave dhe përvojat në zbatimin e Përgjegjësisë së Zgjeruar të Prodhuesit.
U diskutua edhe për mundësitë dhe fillimin e bashkëpunimit mes dy vendeve në menaxhimin e mbeturinave dhe ekonominë qarkore, si dhe progresin drejt përmbushjes së Agjendës së Gjelbër për Ballkanin Perëndimor.