Takim i ministrit Shaqiri me kryetarin e SASHK Nedelkov

Mësimdhënësit dhe bashkëpunëtorët profesional janë hallka më e rëndësishme në realizimin e procesit arsimor, prandaj Ministria e Arsimit dhe Shkencës bën përpjekje maksimale për vlerësimin dinjitoz të punës së tyre dhe mbështetjen e drejtpërdrejtë. Ministri i Arsimit dhe Shkencës Jeton Shaqiri dhe kryetari i SASHK-ut Jakim Nedelkov sot në një takim pune diskutuan për këtë temë të rëndësishme dhe vazhdimin e bashkëpunimit të suksesshëm të deritanishëm.Në takim, ministri Shaqiri theksoi se sindikata mbetet një partner i fuqishëm i MASH në realizimin e të gjitha proceseve reformuese, të cilat ndër të tjera parashikojnë forcimin dhe avancimin e kuadrit mësimor. Ministria e Arsimit dhe Shkencës është e përkushtuar në vazhdimësi zotohet për vlerësimin e punës së mësimdhënësve, gjë që është paraparë edhe me ndryshimet ligjore që janë në procedurë parlamentare.Siguria ekonomike dhe juridike e mësuesve për Qeverinë është në krye të prioriteteve për të cilat është përgatitur një ligj që garanton këto të drejta të stafit mësimdhënës dhe bashkëpunëtorëve profesional.Në takim, kryetari i SASHK-ut, Nedelkov shprehu kënaqësinë për bashkëpunimin e deritanishëm me Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës dhe paralajmëroi se edhe në të ardhmen sindikata do të vazhdojë dialogun me përfaqësuesit e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës.

Related posts

Kryetari Ahmeti priti Presidentin Begaj në selinë e BDI-së

Tetovë, 28.02.2026 Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, pati kënaqësinë e veçantë që në selinë e partisë të mirëpresë Presidentin…

Kryetari Ali Ahmeti mirëpriti Presidentin Begaj

Shkup, 26.02.2026 Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, së bashku me bashkëpunëtorë dhe miq, mirëpriti Presidentin e Republikës së Shqipërisë,…

Kryetari Ali Ahmeti takoi ish-Komesarin, z. Johannes Han

Tetovë, 26.02.2026 Kryetari Ali Ahmeti zhvilloi një takim miqësor me z. Johannes Hahn, ish Komisionar Evropian për Buxhet dhe Administratë, si dhe…