Takim i Osmanit me Kurtin në Prishtinë

Gjatë vizitës zyrtare në Prishtinë, Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani realizoi takim edhe me Kryeministrin e Republikës së Kosovës, Albin Kurti.Në takim u theksua gatishmëria dhe interesi i ndërsjellë për mbajtjen e një seance të përbashkët të qeverive të dy vendeve sa më shpejt të jetë e mundur, me të cilën do të riafirmohen marrëdhëniet miqësore midis dy vendeve, por gjithashtu do të jetë edhe një nxitje për thellimin e tyre të mëtejshëm, veçanërisht me marrëveshjet e shumta bilaterale të bashkëpunimit të resorëve të ndryshme, të cilat pritet të nënshkruhen brenda kësaj ngjarjeje.Vëmendje e veçantë iu kushtua projekteve të lidhjes së infrastrukturës – autostradës Shkup-Bllacë dhe autostradës Tetovë-Prizren, si dhe rritjen dhe përmirësimin e kapaciteteve të vendkalimeve kufitare ndërmjet dy vendeve, duke vendosur konceptin e kontrolleve të përbashkëta, të cilët do të lehtësojnë më tej komunikimin e qytetarëve të të dy vendeve dhe komunitetit të biznesit. Gjithashtu u theksua interesi për projekte të përbashkëta të të dy vendeve në rajonin e Malit Sharr.Bashkëbiseduesit diskutuan për situatën aktuale të brendshme politike në të dyja vendet, me theks në aktivitetet e qeverive të të dy vendeve në trajtimin e pandemisë dhe në këtë kontekst, përpjekjet për të zvogëluar pasojat, kryesisht shëndetësore dhe ekonomike nga vendosja e masave restriktive.Gjatë vizitës në Prishtinë, Ministri Osmani realizoi takime edhe me dy Konsujt e Nderit të vendit tonë në Republikën e Kosovës, me të cilët u shkëmbyen mendime mbi mundësitë për zgjerimin e bashkëpunimit dypalësh, kryesisht përmes angazhimit të tyre ekonomik dhe kulturor.

Related posts

Kryetari Ahmeti priti Presidentin Begaj në selinë e BDI-së

Tetovë, 28.02.2026 Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, pati kënaqësinë e veçantë që në selinë e partisë të mirëpresë Presidentin…

Kryetari Ali Ahmeti mirëpriti Presidentin Begaj

Shkup, 26.02.2026 Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, së bashku me bashkëpunëtorë dhe miq, mirëpriti Presidentin e Republikës së Shqipërisë,…

Kryetari Ali Ahmeti takoi ish-Komesarin, z. Johannes Han

Tetovë, 26.02.2026 Kryetari Ali Ahmeti zhvilloi një takim miqësor me z. Johannes Hahn, ish Komisionar Evropian për Buxhet dhe Administratë, si dhe…