Takim i rëndësishëm me Lord Francis Maude në Forumin e Prespës për Dialog

Në kuadër të takimeve të zhvilluara përgjatë Forumit të Prespës për Dialog pata mundësinë të relizoj një takim me Lordin Francis Maude, ish Ministër për Europën në kabinetin e Margaret Thatcher, ish Ministër për tregti dhe investime dhe themeluesin e Shërbimit qeveritar digjital dhe portalin https://www.gov.uk/, gjatë njërit prej mandateve në Qeverinë Britanike.Gjatë këtij takimi diskutuam për themelimin e Agjencisë digjitale në Republikën e Maqedonisë së Veriut; diskutuam për Partneritetin e hapur qeveritar, për të cilin MSHIA-ja ka realizuar disa projekte, ndërsa z. Maude është një nga themeluesit e Open Gonverment Partnership në Britaninë e Madhe; si dhe e informova z. Maude për të gjitha reformat e nisura në fushën e administratës dhe mediave.Shkëmbimi i tillë i eksperiencave është mëse i nevojshëm në konkretizimin e të gjitha projekteve tashmë të nisura. Në fund të takimit pohuam njëzëri se komunikimi dhe bashkëpunimi ynë do të vazhdojë dhe do të intensifikohet, me qëllimin e vetëm që të krijojmë shërbime më të mira për qytetarët dhe të rrisim cilësinë e jetës për ta.

Related posts

Kryetari Ahmeti priti Presidentin Begaj në selinë e BDI-së

Tetovë, 28.02.2026 Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, pati kënaqësinë e veçantë që në selinë e partisë të mirëpresë Presidentin…

Kryetari Ali Ahmeti mirëpriti Presidentin Begaj

Shkup, 26.02.2026 Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, së bashku me bashkëpunëtorë dhe miq, mirëpriti Presidentin e Republikës së Shqipërisë,…

Kryetari Ali Ahmeti takoi ish-Komesarin, z. Johannes Han

Tetovë, 26.02.2026 Kryetari Ali Ahmeti zhvilloi një takim miqësor me z. Johannes Hahn, ish Komisionar Evropian për Buxhet dhe Administratë, si dhe…