Takim lamtumirës i kryetarit të BDI-së z.Ali Ahmeti me ambasadorin e Francës z.Kristijan Timonie

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, z. Ali Ahmeti sot ishte në takim lamtumirës në rezidencën e ambasadorit francez, z.Kristijan Timonie. Në këtë takim u shkëmbyen mendime për çështjet që ndërlidhen me mbarëvajtjen e duhur të institucioneve shtetërore pas formimit të Qeverisë së re, u bisedua për vazhdimin e realizimit të reformave dhe zbatimin e tyre në përditshmëri, për shtetin e së drejtës, marrëdhëniet e mira ndër fqinjësore dhe marrëdhëniet midis komuniteteve si dhe për çështjet që kanë të bëjnë me rajonin dhe më gjerë. Ambasadori Timonie falënderoi kryetarin Ahmeti për kontributin e tij të parezervë, me ç’rast i dhuroi një portret tē “Gruas Shqiptare nga Shkodra“ të viteve gjatë LPB-së. Nga ana e tij kryetari i BDI-së z.Ali Ahmeti falënderoi ambasadorin Timonie për angazhimin e tij dhe kontributet e paçmueshme gjatë këtyre viteve dhe i uroi shëndet, mbarësi dhe suksese në postin e tij të ri.

Related posts

Kryetari Ahmeti priti Presidentin Begaj në selinë e BDI-së

Tetovë, 28.02.2026 Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, pati kënaqësinë e veçantë që në selinë e partisë të mirëpresë Presidentin…

Kryetari Ali Ahmeti mirëpriti Presidentin Begaj

Shkup, 26.02.2026 Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, së bashku me bashkëpunëtorë dhe miq, mirëpriti Presidentin e Republikës së Shqipërisë,…

Kryetari Ali Ahmeti takoi ish-Komesarin, z. Johannes Han

Tetovë, 26.02.2026 Kryetari Ali Ahmeti zhvilloi një takim miqësor me z. Johannes Hahn, ish Komisionar Evropian për Buxhet dhe Administratë, si dhe…