Takim lamtumirës i Ministrit të Punëve të Jashtme të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani me Ambasadorin e Rumanisë në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Viorel Stanila

Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, sot realizoi takim lamtumirës me Ambasadorin e Rumanisë në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Viorel Stanila.Në takim u shpreh kënaqësia nga zhvillimi aktual i marrëdhënieve dhe i bashkëpunimit midis dy vendeve, për të çka Ministri Osmani falënderoi Ambasadorin Stanila për angazhimin personal të tij gjatë katër viteve të fundit, si dhe për bashkëpunimin ndërmjet Ministrisë së Punëve të Jashtme të Maqedonisë së Veriut dhe Ambasadës së Rumanisë në Shkup.”Vendi ynë e vlerëson lartë mbështetjen e vazhdueshme të Rumanisë në procesin e integrimit Euro-Atlantik dhe mbështetjen në realizimin e fazës së rëndësishme në vijim – mbajtjen e Konferencës Ndërqeveritare dhe fillimin zyrtar të negociatave aderuese deri në fund të vitit,” tha Ministri.Nga të dyja palët u theksua interesi dhe përpjekjet e ndërsjella të të dy vendeve për zhvillim të mëtejshëm dhe për përforcim të marrëdhënieve dhe bashkëpunimit të përgjithshëm bilateral, veçanërisht në fushën e ekonomisë, por edhe në të gjitha fushat tjera me interes të ndërsjellë.Bashkëbiseduesit diskutuan për situatën aktuale të brendshme politike në dy vendet, me theks të veçantë në aktivitetet e Qeverive për ballafaqim me pandeminë, shkëmbyen mendime rreth situatës aktuale në rajon, rreth bashkëpunimit rajonal si dhe rreth perspektivave evropiane.

Related posts

Kryetari Ahmeti priti Presidentin Begaj në selinë e BDI-së

Tetovë, 28.02.2026 Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, pati kënaqësinë e veçantë që në selinë e partisë të mirëpresë Presidentin…

Kryetari Ali Ahmeti mirëpriti Presidentin Begaj

Shkup, 26.02.2026 Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, së bashku me bashkëpunëtorë dhe miq, mirëpriti Presidentin e Republikës së Shqipërisë,…

Kryetari Ali Ahmeti takoi ish-Komesarin, z. Johannes Han

Tetovë, 26.02.2026 Kryetari Ali Ahmeti zhvilloi një takim miqësor me z. Johannes Hahn, ish Komisionar Evropian për Buxhet dhe Administratë, si dhe…