Takim mes OEMVP-së dhe Ministrit së Financave z. Fatmir Besimi

Në hapësirat e Odës Ekonomike të Maqedonisë Veri-Perëndimore u mirëprit Ministri i Financave z. Fatmir Besimi. OEMVP-ja gjithmonë udhëhiqet nga parimet bazë mbi të cilat vazhdimisht synon të paraqitet si urë lidhëse mes institucioneve shtetërore dhe komunitetit të biznesit, duke vlerësuar lartë bashkëpunimin e arritur deri më tani si dhe në çdo kohë duke shpalosur dhe përfaqësuar interesat e biznesit.Qëllimi i këtyre takimeve, veqse më të shëndruara në traditë, realizohen me të vetmin qëllim që të forcohet dhe të vazhdojë bashkëpunimi mes institucioneve shtetërore dhe komunitetit të biznesit. Me ndihmën e këtyre takimeve, fitohet një pasqyrë reale mbi kërkesat momentale të bizneseve, e sidomos gjatë kësaj periudhe të pandemisë së COVID-19, pasi që e njejta ka prekur dhe ka ndikuar në veprimtarinë e subjekteve afariste.OEMVP-ja kërkoi nga Ministri i Financave që Oda të luajë rol aktiv në procesin e propozimit të ligjeve dhe rregullativave të cilat tangojnë drejtëpërdrejtë bizneset. Poashtu, OEMVP-ja prezantoi edhe Platformën për zhvillim ekonomik të Maqedonisë së Veriut, si dhe Ministri Fatmir Besimi informoi rreth pakos së katërt të masave ekonomike, e cila u miratua në seancën e djeshme të Qeverisë, si dhe u soll ne konsultim me komunitetin e biznesit.Në kuadër të platformës për zhvillim ekonomik të Maqedonisë së Veriut, të përpiluar nga vetë OEMVP-ja u prezantuan dhe shtjelluan pikat ku shteti duhet të intervenojë në mënyrë që zhvillimi dhe rritja ekonomike e tij të rifillojë ecurinë e saj, shtuar këtu edhe masat ekonomike kundër COVID-19 që duhet të paraprijnë për rekuperim të ekonomisë dhe rikthimin në traektorinë normale.

Related posts

Kryetari Ahmeti priti Presidentin Begaj në selinë e BDI-së

Tetovë, 28.02.2026 Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, pati kënaqësinë e veçantë që në selinë e partisë të mirëpresë Presidentin…

Kryetari Ali Ahmeti mirëpriti Presidentin Begaj

Shkup, 26.02.2026 Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, së bashku me bashkëpunëtorë dhe miq, mirëpriti Presidentin e Republikës së Shqipërisë,…

Kryetari Ali Ahmeti takoi ish-Komesarin, z. Johannes Han

Tetovë, 26.02.2026 Kryetari Ali Ahmeti zhvilloi një takim miqësor me z. Johannes Hahn, ish Komisionar Evropian për Buxhet dhe Administratë, si dhe…