Takim Nuredini – Bengston

Ministri Nuredini sot u takua me Ambasadoren e Mbretërisë së Suedisë, shkelqësia e saj Kristin Forsgren Bengston dhe udhëheqësin për bashkëpunim zhvillimor Michael Atherhog.  Bashkëbiseduesit diskutuan rezultatet e realizuara nga mbështetja e vazhdueshme nga Qeveria e Mbretërisë së Suedisë përmes Agjencisë Suedeze për Zhvillim dhe Bashkëpunim Ndërkombëtar (SIDA), përmes zgjidhjeve afatgjate, sistematike dhe të qëndrueshme, veçanërisht në fushat e cilësisë së ajrit dhe menaxhimit me mbeturinat, si dhe për nevojën për inkurajim dhe angazhim shtesë të të dyja palëve për periudhën e ardhshme në arritjen e zbatimit solid të rregullativës së BE-së për mjedisin jetësor dhe klimën.  Ministri Nuredini falënderoi Mbretërinë e Suedisë për mbështetjen e deritanishme, veçanërisht në fushën e monitorimit të cilësisë së ajrit përmes prokurorimit të instrumenteve të reja për matje me të cilët u zëvendësuan një pjesë e atyre të vjetëruara, me çka është mundësuar funksionimi i të gjithë stacioneve monitoruese për cilësinë e ajrit në të gjithë vendin, para sezonit të ngrohjes.  

Related posts

Reagim plotësues nga Bashkimi Demokratik për Integrim lidhur me incidentet e fundit

Bashkimi Demokratik për Integrim dënon ashpër edhe aktin e djegies së flamurit shqiptar, që përbën një sulm të drejtpërdrejtë ndaj simboleve dhe…

Ali Ahmeti uron 28 nëntorin: Përjetësi Shqipërisë dhe shqiptarëve!

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ka uruar kombin shqiptar me rastin e 28 nëntorit duke thënë që liria nuk…

Ali Ahmeti takon shoqatat e shqiptarëve në Kroaci: Mirënjohës Amerikës për jetë të jetëve

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, gjatë qëndrimit të tij në Kroaci, ka takuar të gjitha shoqatat e shqiptarëve në…