Takim Osmani – Dion

Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, realizoi takim Stefan Dion, të dërguarin special të kryeministrit të Kanadasë për Bashkimin Evropian dhe Evropën dhe ambasadori i Kanadasë në Francë dhe Monako.

 Në fokus të bisedimeve ishin mundësitë për forcimin e partneritetit strategjik, si dhe thellimi i bashkëpunimit bilateral, me theks të veçantë në zhvillimin e bashkëpunimit ekonomik dhe mundësitë për investime të reja kanadeze në vend. U përshëndet edhe roli i diasporës sonë në Kanada  si veçanërisht i rëndësishëm për forcimin e marrëdhënieve bilaterale dhe afrimin e mëtejshëm të dy vendeve.

 Bashkëbiseduesit theksuan bashkëpunimin e shkëlqyer në kuadër të organizatave ndërkombëtare, duke theksuar kryesimin tonë me OSBE-në si një mundësi shtesë për thellimin e bashkëpunimit në nivel multilateral.

 Në të njëjtën kohë u diskutua edhe për aleancën tonë në kuadër të NATO-s, duke rikonfirmuar mbështetjen e fortë për Ukrainën, si dhe angazhimin e përbashkët për ruajtjen e sigurisë transatlantike dhe mbrojtjen e vlerave të përbashkëta demokratike.

Related posts

Kryetari Ahmeti priti Presidentin Begaj në selinë e BDI-së

Tetovë, 28.02.2026 Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, pati kënaqësinë e veçantë që në selinë e partisë të mirëpresë Presidentin…

Kryetari Ali Ahmeti mirëpriti Presidentin Begaj

Shkup, 26.02.2026 Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, së bashku me bashkëpunëtorë dhe miq, mirëpriti Presidentin e Republikës së Shqipërisë,…

Kryetari Ali Ahmeti takoi ish-Komesarin, z. Johannes Han

Tetovë, 26.02.2026 Kryetari Ali Ahmeti zhvilloi një takim miqësor me z. Johannes Hahn, ish Komisionar Evropian për Buxhet dhe Administratë, si dhe…