Takim Osmani- Linde në Bruksel

Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani në Bruksel u takua me Ministren e Punëve të Jashtme të Mbretërisë së Suedisë, An Linde. Gjatë bisedës, Osmani dhe Linde biseduan për aspektet e rëndësishme të dosjes evropiane të Maqedonisë së Veriut me fokus në perspektivat për progres në rrugën tonë evropiane, për çka Suedia në mënyrë konsistente shprehë përkrahje. Në këtë kontekst u përcoll se Suedia po përpiqet për përparimin e secilit kandidat në proces, në pajtim me meritat dhe rezultatet, si dhe që Republika e Maqedonisë së Veriut i ka plotësuar të gjithë kriteret e domosdoshme për fillimin e negociatave me BE-në.Në takim, Osmani prezantoi edhe progresin e reformave në fushat kryesore, duke nënvizuar se shteti ynë është i vendosur t’i zbatojë vlerat dhe standardet evropiane, jo vetëm për progres të mëtutjeshëm në procesin integrues, por edhe për përmirësimin e jetës së përditshme të qytetarëve në Maqedoninë e Veriut.“Urgjentisht është e nevojshme arritja e konsensusit për kornizën negociuese dhe mbajtjen e Konferencës së parë ndërqeveritare të Maqedonisë së Veriut me BE-në, në mënyrë që të zbatohet vendimi për nisjen e negociatave për aderim. Kjo nuk është me rëndësi vetëm për nga aspekti i valorizimit të arritjeve tona, por edhe nga aspekti i mbajtjes së kredibilitetit të politikës së zgjerimit të BE-së dhe inkurajimit që është i nevojshëm për perspektivat evropiane e të gjithë rajonit”, theksoi Osmani.Ministrat biseduan edhe për bashkëpunimin në kuadër të OSBE-së, duke marr parasysh faktin që Suedia është kryesuese aktuale me organizatën, ndërsa shteti ynë do ta merr kryesimin në vitin 2023. U dakorduan se të dy vendet do të bashkëpunojnë si partner në drejtim të respektimit të plotë të vlerave të përbashkëta mbi të cilat bazohet OSBE, e siç janë të drejtat e njeriut, demokracia dhe sundimi i së drejtës, si dhe në zhvillimin e modelit të raporteve multietnike. 

Related posts

Reagim plotësues nga Bashkimi Demokratik për Integrim lidhur me incidentet e fundit

Bashkimi Demokratik për Integrim dënon ashpër edhe aktin e djegies së flamurit shqiptar, që përbën një sulm të drejtpërdrejtë ndaj simboleve dhe…

Ali Ahmeti uron 28 nëntorin: Përjetësi Shqipërisë dhe shqiptarëve!

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ka uruar kombin shqiptar me rastin e 28 nëntorit duke thënë që liria nuk…

Ali Ahmeti takon shoqatat e shqiptarëve në Kroaci: Mirënjohës Amerikës për jetë të jetëve

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, gjatë qëndrimit të tij në Kroaci, ka takuar të gjitha shoqatat e shqiptarëve në…