Takim Osmani- Peach

Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, u takua me të dërguarin special të Mbretërisë së Bashkuar të Britanisë së Madhe dhe Irlandës së Veriut, përgjegjës për Ballkanin Perëndimor, Sir Stuart Peach, i cili ndodhet në vizitën e tij të parë të punës në vendin tonë. Bashkëbiseduesit shkëmbyen mendime për situatën aktuale të brendshme politike në vend, por edhe në rajon, si dhe për mundësitë për bashkëpunim me Mbretërinë e Bashkuar për tema me interes të përbashkët mes dy vendeve.Osmani e informoi të dërguarin special Peach, për zbatimin e reformave nga agjenda evropiane, me theks të veçantë në ripërtëritjen e dialogut me Bullgarinë fqinje dhe vendosjen e një themeli solid për forcimin e besimit dhe bashkëpunimit në sektorët kyçë të interesit dhe avancimin e marrëdhënieve të mira fqinjësore. Të dy bashkëbiseduesit iu referuan edhe sfidave të sigurisë me të cilat përballet rajoni i Ballkanit Perëndimor. Me këtë, i dërguari special Peach ripohoi përkushtimin e fortë të Mbretërisë së Bashkuar në Rajon, si dhe rolin e saj në procesin e ruajtjes së sigurisë dhe stabilitetit në Ballkanin Perëndimor. U shkëmbyen mendime edhe për situatën në Ukrainë, lidhur me zhvillimet e mundshme të ngjarjeve dhe rolet e dy vendeve si anëtarë të NATO-s në drejtim të ruajtjes së paqes dhe sigurisë globale. Miqësia dhe partneriteti tradicional ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Mbretërisë së Bashkuar në tre dekadat e fundit reflektohet përmes dialogut intensiv politik dhe bashkëpunimit të shkëlqyer tregtar dhe sektorial, i cili do të rrisë më tej mundësitë të cilat i ofron Marrëveshja Bilaterale për Tregti, Partneritet dhe Bashkëpunim ndërmjet dy vendeve tona. Ekziston interes i madh për forcimin e marrëdhënieve të fuqishme tregtare, me çka Mbretëria e Bashkuar vazhdon të jetë partneri ynë i dytë më i madh tregtar dhe një nga investitorët më të mëdhenj të huaj të drejtpërdrejtë në vendin tonë.

Related posts

Kryetari Ahmeti priti Presidentin Begaj në selinë e BDI-së

Tetovë, 28.02.2026 Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, pati kënaqësinë e veçantë që në selinë e partisë të mirëpresë Presidentin…

Kryetari Ali Ahmeti mirëpriti Presidentin Begaj

Shkup, 26.02.2026 Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, së bashku me bashkëpunëtorë dhe miq, mirëpriti Presidentin e Republikës së Shqipërisë,…

Kryetari Ali Ahmeti takoi ish-Komesarin, z. Johannes Han

Tetovë, 26.02.2026 Kryetari Ali Ahmeti zhvilloi një takim miqësor me z. Johannes Hahn, ish Komisionar Evropian për Buxhet dhe Administratë, si dhe…