Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, ka pranuar sot kopjet e letrave kredenciale të Nuncit Apostolik të sapoemëruar për Republikën e Maqedonisë së Veriut, me seli në Sofje, Kryepeshkopit Luciano Suriani.
Në takim u theksua kënaqësia për zhvillimin e suksesshëm të marrëdhënieve bilaterale ndërmjet Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Selisë së Shenjtë dhe bashkëpunimin në fusha të ndryshme me interes të përbashkët.
Ministri Osmani i uroi mision të suksesshëm Nuncit Apostolik, duke shprehur besimin se me përvojën e tij diplomatike dhe angazhimin personal do të japë një kontribut të rëndësishëm në thellimin e marrëdhënieve dhe afrimin e dy vendeve.
Nunci Apostolik Suriani shprehu gatishmërinë e tij për të vazhduar ndërtimin e marrëdhënieve miqësore ndërmjet Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Selisë së Shenjtë, në frymën e mirëkuptimit të ndërsjellë dhe ndarjes së vlerave të përbashkëta kulturore, fetare dhe civilizuese.
Bashkëbiseduesit ranë dakord se vizitat dhe takimet e shpeshta gjatë viteve të fundit janë një tjetër konfirmim i marrëdhënieve të ngushta, por edhe një detyrim për të dinamizuar më tej bashkëpunimin sektorial, mbi të gjitha, në sferën e kulturës, mbrojtjen e trashëgimisë kulturore-historike dhe arsimimi.