Takim pune me përfaqësuesin e USAID në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Dr. Erik Jankowsky dhe me përfaqësues të TetraTech

Ministri për Shoqëri Informatike dhe Administratë, Jeton Shaqiri përmes një postimi në rrjetet sociale ka bërë njoftimin në lidhje me takimin qe zhvilloi me përfaqësuesin e USAID në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Dr. Erik Jankowsky dhe me përfaqësues të TetraTech.Sot zhvillova takim pune me përfaqësuesin e USAID në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Dr. Erik Jankowsky dhe me përfaqësues të TetraTechNë ambientet e Ministrisë për shoqëri informatike dhe administratë prita në një takim pune përfaqësuesin e USAID në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Dr. Erik Jankowsky dhe përfaqësuesit e TetraTech.Qëllimi i zhvillimit të këtij takimi ishte shkëmbimi i përvojave të deritanishme nga bashkëpunimi në fushën e digjitalizimit dhe sigurisë së rrjeteve.Informova pjesëmarrësit për aktivitetet e ndërmarra deri tani dhe tregoi se për mbarëvajtjen e procesit të krijimit të Agjencisë digjitale. Ligji për formim të Agjencisë digjitale pritet që të vendoset në Regjistrit unik nacional të rregulloreve në të ardhmen e afërt.TetraTech prezantoi 5 shtyllat kryesore që dalin nga Memorandumi për bashkëpunim dhe Programi “Cyber Risk Preparedness Program – North Macedonia”, për të cilat jemi duke punuar sëbashku.Gjatë fjalimit tim theksova rëndësinë e formimit të Agjencisë digjitale duke e konsideruar atë si një domosdoshmëri për mbarëvajtjen e gjithë procesit të digjitalizimit të administratës shtetërore.

Related posts

Reagim plotësues nga Bashkimi Demokratik për Integrim lidhur me incidentet e fundit

Bashkimi Demokratik për Integrim dënon ashpër edhe aktin e djegies së flamurit shqiptar, që përbën një sulm të drejtpërdrejtë ndaj simboleve dhe…

Ali Ahmeti uron 28 nëntorin: Përjetësi Shqipërisë dhe shqiptarëve!

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ka uruar kombin shqiptar me rastin e 28 nëntorit duke thënë që liria nuk…

Ali Ahmeti takon shoqatat e shqiptarëve në Kroaci: Mirënjohës Amerikës për jetë të jetëve

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, gjatë qëndrimit të tij në Kroaci, ka takuar të gjitha shoqatat e shqiptarëve në…