Takime bilaterale të Ministrit Osmani

Sot, më 16 qershor, në margjinat e Forumit të Prespës për Dialog, në Ohër, Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, zhvilloi takime të ndara me Ministrin e Punëve të Jashtme dhe Çështjeve Evropiane të Republikës Sllovake, Ivan Korçok dhe Zëvendësministrin e Punëve të Jashtme të Republikës Çeke, Alesh Hmellar.

Në takime u shpreh kënaqësi nga marrëdhëniet jashtëzakonisht intensive dhe miqësore që reflektohen me dialog dinamik politik, bashkëpunim ekonomik solid dhe bashkëpunim të zhvilluar sektorial. Çekia dhe Sllovakia janë vendet tona të rëndësishme partnere dhe mike, të cilat ishin dhe mbesin mbështetëse të fuqishme për realizimin e prioriteteve të politikës së jashtme të Maqedonisë së Veriut.

Në dritën e Presidencës aktuale franceze dhe të presidencës së ardhshme çeke me BE-në, u shkëmbyen mendime rreth perspektivave për zhbllokimin e procesit të integrimit evropian të Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë, rrjedhën e dialogut me Bullgarinë dhe skenarët e mundshëm dhe për nevojën urgjente që Unioni të veprojë në mënyrë gjeostrategjike në rajonin tonë. Njëkohësisht, u prezantuan edhe pritshmëritë tona për angazhimin e kryesueses së ardhshme, Çekinë, në aspeket të rritjes së numrit të vendeve të Ballkanit Perëndimor për integrim në BE.

Bashkëbiseduesit u dakorduan se invazioni rus ndaj Ukrainës e rrënoi stabilitetin dhe sigurinë e Evropës, shkaktoi krizën energjetike dhe inflacionin, si dhe i vendosi sfidat e reja që padyshim kërkojnë veprim dhe solidaritet të përbashkët, si në kuadër të Bashkimit Evropian ashtu edhe në kuadër të Aleancës.

Related posts

30 vjetori i UÇK-së, Ahmeti: Tre shkronjat e arta sollën kthesën historike në fatin e kombit shqiptar

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim Ali Ahmeti ka qëndruar në Prishtinë së bashku me veprimtarë të çështjes kombëtare e atdhetarë kanë…

Gjuha shqipe është vija që nuk duhet dhe nuk guxon të kapërcehet!

Teksa afrohet dita e vendimit të Gjykatës Kushtetuese për rishikimin e Ligjit për Gjuhët, Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) paralajmëron edhe një…

Pastrimi etnik në institucione: Shqiptarët nën sulmin e qeverisë pa legjitimitet

Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) dënon fuqimisht fushatën në vazhdim të diskriminimit etnik dhe “pastrimit institucional” që po vihet në zbatim ndaj…