Takime pune të MPJ Osmani me Shefin e Misionit të OSBE-së Clemens Koja dhe Përfaqësuesen e Përhershme të UNDP-së, znj. Narine Sahakyan

Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani sot realizoi takim me Ambasadorin Clemens Koja, Shef i Misionit të OSBE-së në Shkup. Në takim u shkëmbyen mendime për ngjarjet aktuale politike, proceset reformuese dhe perspektiva evropiane e vendit.Ministri Osmani iu referua mbështetjes së rëndësishme profesionale që Misioni ia jep vendit tonë në procesin e zbatimit të reformave me qëllim harmonizimin e legjislacionit vendor me standardet evropiane, posaçërisht në sundimin e së drejtës, luftën kundër krimit te organizuar dhe korrupsionit dhe reformave zgjedhore.MPJ Osmani gjithashtu informoi për aktivitetet të cilat vendi ynë ka ndërmarrë në procesin e përgatitjes për kryesimin tonë me OSBE-në më vitin 2023. Ai potencoi se Republika e Maqedonisë së Veriut mbetet vend pjesëmarrës i përkushtuar i Organizatës që ka për qëllimin edhe më tutje të kontribuojë në realizimin e përpjekjeve të përbashkëta të vendeve pjesëmarrëse dhe forcimin e multilateralizmit.Ambasadori Koja ka çmuar bashkëpunimin e Misionit të OSBE-së në Shkup me Qeverinë e Republikës së Maqedonisë së Veriut, duke përshëndetur përpjekjet dhe rezultatet e deritanishme të Qeverisë në zbatimin e reformave me qëllim pajtimin e legjislacionit tonë me standardet e BE-së. Koja gjithashtu ka vëne theksin mbi nevojën për punë të vazhdueshme dhe konstruktive.Ministri Osmani, sot ka realizuar takim edhe me Përfaqësuesen e Përhershme të UNDP-së, znj. Narine Sahakyan. Me këtë rast, Osmani shprehu mirënjohje për prezencën e Zyrës së UNDP-së në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe angazhimin e iniciativat e saj në më shumë fusha, siç janë: Ekonomia, gjithëpërfshirja sociale (e grupeve të prekura sociale), barazia gjinore, forcimi i institucioneve, ambient jetësor, ndryshimet klimatike dhe në kushte të krizës shëndetësore edhe përpjekjet për ballafaqimin me Covid-19.Në takim u bisedua edhe për zbatimin e Programit të ri të punës së UNDP-së (Country Programme Document- CDP) me Republikën e Maqedonisë së Veriut për periudhën 2021-2025, e miratuar nga ana e Qeverisë së RMV-së në vitin 2020 dhe e aprovuar nga Këshilli Ekzekutiv i UNDP-së në New York më shkurt të vitit 2021, për avancimin e bashkëpunimit të përgjithshëm me zyrën e UNDP-së në Shkup, për aktivitetet në vazhdim, si dhe zbatimi i projekteve ekzistuese në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

Related posts

Ali Ahmeti priti ambasadorin italian Silvestri: Ndërhyrja ndaj gjuhës shqipe dhe Marrëveshjes së Ohrit rëndon situatën

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, z. Ali Ahmeti, sot  në Tetovë,  priti ambasadorin e Italisë në vendin tonë z. Andrea Silvestri. …

30 vjetori i UÇK-së, Ahmeti: Tre shkronjat e arta sollën kthesën historike në fatin e kombit shqiptar

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim Ali Ahmeti ka qëndruar në Prishtinë së bashku me veprimtarë të çështjes kombëtare e atdhetarë kanë…

Gjuha shqipe është vija që nuk duhet dhe nuk guxon të kapërcehet!

Teksa afrohet dita e vendimit të Gjykatës Kushtetuese për rishikimin e Ligjit për Gjuhët, Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) paralajmëron edhe një…