Takimi Bekteshi-Gir: Anëtarësimi i Maqedonisë së Veriut në BE është me interes kombëtar

Ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi gjatë ditës së sotme zhvilloi takim me Shefin e Delegacionit të Bashkimit Evropian në Shkup, ambasadorin David Gir. Tema e takimit ishte zbatimi i reformave ekonomike në vendin tonë në drejtim të procesit të integrimit evropian. Ministri Bekteshi e informoi ambasadorin e BE-së se Ministria e Ekonomisë është bartëse e tetë kapitujve për harmonizimin e ligjit evropian dhe harmonizimin me legjislacionin e BE-së për anëtarësimin e Republikës së Maqedonisë së Veriut në BE. Ministri falënderoi për mbështetjen që Ministria e Ekonomisë ka marr nga BE-ja në periudhën e kaluar, kryesisht në fushën e reformave për të rritur aftësinë konkurruese të ekonomisë, transformimin e sektorit energjetik në vend, por edhe në mbështetjen e turizmit. Ministri theksoi se procesi i pranimit në Bashkimin Evropian është me interes kombëtar për vendin dhe Ministria e Ekonomisë si një nga institucionet kryesore në zbatimin e reformave ekonomike do të vazhdojë të punojë në mënyrë intensive për zbatimin e agjendës evropiane. Ambasadori Gir riafirmoi qëndrimin që delegacioni i Bashkimit Evropian në Shkup do të mbetet një pjesëmarrës aktiv në procesin e reformave dhe konfirmoi se Qeveria mund të presë mbështetjen e BE-së në projekte që nënkuptojnë një jetë më të mirë për qytetarët e saj. Ministri Bekteshi dhe ambasadori i BE-së Gir u dakorduan që ata do të vazhdojnë me komunikim intensiv dhe me monitorim të të gjitha projekteve të implementuara në bashkëpunim të përbashkët, me qëllimin kryesor për një jetë më të mirë për të gjithë qytetarët në Maqedoninë e Veriut.  

Related posts

Kryetari Ahmeti priti Presidentin Begaj në selinë e BDI-së

Tetovë, 28.02.2026 Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, pati kënaqësinë e veçantë që në selinë e partisë të mirëpresë Presidentin…

Kryetari Ali Ahmeti mirëpriti Presidentin Begaj

Shkup, 26.02.2026 Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, së bashku me bashkëpunëtorë dhe miq, mirëpriti Presidentin e Republikës së Shqipërisë,…

Kryetari Ali Ahmeti takoi ish-Komesarin, z. Johannes Han

Tetovë, 26.02.2026 Kryetari Ali Ahmeti zhvilloi një takim miqësor me z. Johannes Hahn, ish Komisionar Evropian për Buxhet dhe Administratë, si dhe…