Takimi Bekteshi-Tiganj: Ka shumë hapësirë për rritjen e bashkëpunimit tregtar mes Maqedonisë së Veriut dhe Kroacisë

Ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi gjatë ditës së sotme u takua me Ambasadoren e Republikës së Kroacisë në Maqedoninë e Veriut Nives Tiganj.Ministri Bekteshi dhe ambasadorja Tiganj diskutuan lidhur me bashkëpunimin ekonomik midis dy vendeve, masat për përballje me krizën socio-ekonomike të shkaktuar nga koronavirusi, si dhe politikat ekonomike të qeverisë së re për zhvillimin e ardhshëm të ekonomisë.Ambasadorja Tiganj shprehi urimet e saj për zgjedhjen e Qeverisë së re, si dhe për rizgjedhjen e Ministrit Bekteshi si Ministër i Ekonomisë.Në takim, ministri e informoi ambasadoren për politikat dhe masat e zbatuara nga ana e Qeverisë për përballjen me pandemisë, kryesisht në drejtim të mbështetjes së ekonomisë.Ministri Bekteshi falënderoi për mbështetjen miqësore nga Republika e Kroacisë në proceset demokratike dhe euro-atlantike të vendit dhe theksoi se pavarësisht marrëdhënieve bilaterale tradicionalisht të mira, ende ka shumë hapësirë për rritjen e bashkëpunimit ekonomik midis vendeve.Sipas të dhënave nga Enti shtetëror për statistikë pas zvogëlimit të shkëmbimit tregtar midis dy vendeve në vitin 2019, sipas Ministrit Bekteshi, fakti që edhe përkundër pandemisë, bashkëpunimi dypalësh midis dy vendeve në shtatë muajt e parë të këtij viti u rrit me 18.1%, me çka eksporti nga Maqedonia e Veriut në Kroaci u rrit me 24.7%, ndërsa importi u rrit për 11%.Këto të dhëna, siç theksoi Ministri, janë një nxitje për të dyja vendet për të punuar edhe më shumë në periudhën e ardhshmenë mënyrë që të rritet tregtia, por edhe për të mbështetur kompanitë për të zgjeruar aktivitetet e tyre të biznesit në të dy shtetet.Ministria e Ekonomisë do të mbetet e hapur në të ardhmen për çdo lloj bashkëpunimi me Republikën e Kroacisë, nënvizoi Ministri Bekteshi dhe ranë dakord me ambasadoren Tiganj që do të punojnë në zgjerimin e mëtejshëm të marrëdhënieve ekonomike midis dy vendeve.

Related posts

Reagim plotësues nga Bashkimi Demokratik për Integrim lidhur me incidentet e fundit

Bashkimi Demokratik për Integrim dënon ashpër edhe aktin e djegies së flamurit shqiptar, që përbën një sulm të drejtpërdrejtë ndaj simboleve dhe…

Ali Ahmeti uron 28 nëntorin: Përjetësi Shqipërisë dhe shqiptarëve!

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ka uruar kombin shqiptar me rastin e 28 nëntorit duke thënë që liria nuk…

Ali Ahmeti takon shoqatat e shqiptarëve në Kroaci: Mirënjohës Amerikës për jetë të jetëve

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, gjatë qëndrimit të tij në Kroaci, ka takuar të gjitha shoqatat e shqiptarëve në…