Takimi Besimi-Burns: U prezantua agjenda e reformave në Ministrinë e Financave

Ministri i Financave Fatmir Besimi realizoi takim  me Ambasadoren e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Kate Marie Burns, e cila shoqërohej nga Drejtori i USAID-it në vend, Eric Janowski.

Në takim u prezantua axhenda e reformave të Ministrisë së Financave, e cila bazohet në rimëkëmbjen ekonomike, Programin e Menaxhimit të Reformave në Financat Publike – MFP, liberalizimin dhe zhvillimin e tregjeve financiare dhe luftës kundër ekonomisë gri. Më pas u prezantua Strategjia e rritjes së mençur (Smarter Growth) si dhe shtyllat në të cilat ajo bazohet, më saktësisht rikuperimi nga kriza covid, rritja e përshpejtuar, gjithëpërfshirëse dhe e qëndrueshme ekonomike, përforcimi i konkurrencës së sektorit privat dhe investimet në resurset njerëzor.

Nga ana e ministrit gjithashtu është theksuar se është bërë një plan i vetëm dhe gjithëpërfshirës i investimeve kapitale, të cilat janë me rëndësi strategjike në periudhën afatmesme, si dhe se po merren masa në drejtim për të përmirësuar realizimin e tyre. Më tej, ai theksoi angazhimin për konsolidimin fiskal në periudhën afatmesme, përkatësisht zvogëlimin gradual të dallimit në mes të ardhurave dhe shpenzimeve të Buxhetit, në drejtim   të ruajtjes së stabilitetit në financat publike.

Në takim u shkëmbyen mendime mbi përmirësimin e konkurrencës ekonomike në vend, duke rritur produktivitetin dhe integrimin në tregjet euro-atlantike dhe rajonale, për të mbështetur rritjen e kontributit të të rinjve në shoqëri dhe për të zvogëluar korrupsionin, si dhe për marrëveshjen e partneritetit që vendi ynë ka me Shtetet e Bashkuara.

Related posts

Reagim plotësues nga Bashkimi Demokratik për Integrim lidhur me incidentet e fundit

Bashkimi Demokratik për Integrim dënon ashpër edhe aktin e djegies së flamurit shqiptar, që përbën një sulm të drejtpërdrejtë ndaj simboleve dhe…

Ali Ahmeti uron 28 nëntorin: Përjetësi Shqipërisë dhe shqiptarëve!

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ka uruar kombin shqiptar me rastin e 28 nëntorit duke thënë që liria nuk…

Ali Ahmeti takon shoqatat e shqiptarëve në Kroaci: Mirënjohës Amerikës për jetë të jetëve

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, gjatë qëndrimit të tij në Kroaci, ka takuar të gjitha shoqatat e shqiptarëve në…