Takimi Besimi – Hergitai: Zbatimi i shpejtë i projekteve të nxitjes të zhvillimit

Përfundimi i infrastrukturës rrugore dhe hekurudhore të Korridorit VIII dhe Korridorit X, ndërtimi i tubacioneve kryesore të gazit dhe investimet në sistemet e menaxhimit të mbetjeve të ngurta janë përparësitë kryesore që do të realizohen me mbështetjen financiare të BERZH. Kështu u theksua në një takim midis Ministrit të financave Fatmir Besimi dhe Zsuzsanna Hargitai, drejtoresha rajonale e bankës për Ballkanin Perëndimor.- Na duhen projekte që do të nxisin rritjen ekonomike. Me ndërtimin e autostradës Shkup – Bllacë dhe seksionit të autostradës Kërçovë – Gostivar, do të kompletohet rruga e Korridorit VIII dhe Korridorit X. Ndër projektet e ardhshme të financuara nga BERZH janë rehabilitimi i pjesës lindore të hekurudhës së Korridorit VIII dhe rindërtimi i linjës hekurudhore Shkup – Kërçovë, dhe në pjesën e energjisë, tubacioni kryesor i tubacioneve të gazit Gostivar – Kërçovë dhe seksioni Sveti Nikollë- Veles, si dhe tubacioni i gazit ndërlidhës midis Maqedonisë dhe Kosovës. Këto projekte janë prioriteti jonë dhe duhet të realizohen, tha ministri Besimi.Drejtoresha Hergitai tha se projektet duhet të kenë përparësi dhe ato duhet të zbatohen shpejtë. Ajo theksoi se është e rëndësishme për ta që të realizojnë investimet e filluara në infrastrukturën rrugore, hekurudhore dhe energjetike, për të dhënë përparësi projekteve të reja të infrastrukturës dhe për të përfshirë sektorin privat në zhvillimin e infrastrukturës.

Related posts

Reagim plotësues nga Bashkimi Demokratik për Integrim lidhur me incidentet e fundit

Bashkimi Demokratik për Integrim dënon ashpër edhe aktin e djegies së flamurit shqiptar, që përbën një sulm të drejtpërdrejtë ndaj simboleve dhe…

Ali Ahmeti uron 28 nëntorin: Përjetësi Shqipërisë dhe shqiptarëve!

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ka uruar kombin shqiptar me rastin e 28 nëntorit duke thënë që liria nuk…

Ali Ahmeti takon shoqatat e shqiptarëve në Kroaci: Mirënjohës Amerikës për jetë të jetëve

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, gjatë qëndrimit të tij në Kroaci, ka takuar të gjitha shoqatat e shqiptarëve në…