Takimi dypalësh midis ministrit Nuredini dhe homologut të tij grek Skrekas në Athinë

Gjatë vizitës së ministrit të Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Nasser Nuredini në Athinë, në kuadër të Forumit Ekonomik Delfhi, ai pati një takim dypalësh me homologun e tij grek, ministrin e Mjedisit Jetësor dhe Energjisë të Republikës së Greqisë, Kostas Skrekas.Në takim u hapën çështjet kryesore në fushën e mjedisit jetësor me interes të përbashkët, me ç’rast të dy ministrat u angazuan për mbështetje të veçantë të komunave në rajonin ndërkufitar për përdorim efikas të programeve ndërkufitare të BE-së gjatë aplikimit për projekte të veçanta të përbashkëta.Një nga temat kryesore të bisedës ishte niveli alarmant i ujit në Liqenin e Prespës, për të cilin u ra dakord për një takim të veçantë tematik trepalësh të nivelit të lartë midis Republikës së Shqipërisë, republikës së Greqisë dhe Republikës së Maqedonisë së Veriut, përkatësisht  fillimit të punës së komitetit të Parkut të Prespës nga mesi i qershorit. Të nominuarit nga tre vendet në grupet e punës në nivelin teknik deri atëherë do ti sigurojnë të dhënat e nevojshme për shkëmbimin e tyre dhe analizën e takimit të planifikuar.Përveç Liqenit të Prespës, ata diskutuan gjithashtu për menaxhim më të mirë të përbashkët të ujit të Liqenit të Dojranit dhe përmirësimin e përdorimit të ujit për qëllime bujqësore, si dhe projekte të planifikuara të përbashkëta për lumin Vardar.Ministri grek shprehu gatishmërinë për të mbështetur përgatitjen dhe harmonizimin e legjislacionit tonë me kërkesat e BE-së, si dhe zbatimin e projekteve të përbashkëta në fushën e menaxhimit të mbeturinave dhe zbatimit të parimit të qarkullimit.

Related posts

Kryetari Ahmeti priti Presidentin Begaj në selinë e BDI-së

Tetovë, 28.02.2026 Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, pati kënaqësinë e veçantë që në selinë e partisë të mirëpresë Presidentin…

Kryetari Ali Ahmeti mirëpriti Presidentin Begaj

Shkup, 26.02.2026 Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, së bashku me bashkëpunëtorë dhe miq, mirëpriti Presidentin e Republikës së Shqipërisë,…

Kryetari Ali Ahmeti takoi ish-Komesarin, z. Johannes Han

Tetovë, 26.02.2026 Kryetari Ali Ahmeti zhvilloi një takim miqësor me z. Johannes Hahn, ish Komisionar Evropian për Buxhet dhe Administratë, si dhe…