Takimi Grubi – Koja: OSBE-ja është mbështetëse e madhe e vendit tonë

Zëvendëskryeministri i parë dhe ministër për Sistem politik dhemarrëdhënie ndërmjet bashkësive, z. Artan Grubi sot priti në takimshefin e Misionit të OSBE-së në Shkup, ambasadorin Klemens Koja.Në këtë takim bashkërisht u konstatua se nevojitet një përkushtim nga tëgjitha subjektet politike në vend me qëllim të zgjidhjes efektive tëçështjeve që janë në të mirë të qytetarëve.Zëvendëskryeministri i parë Grubi me këtë rast ka informuar ambasadorinKoja se Republika e Maqedonisë së Veriut vazhdon të ndjek politikëgjithëpërfshirëse në mënyrë që të arrij mirëkuptim mes bashkësive etnikenë vend por edhe mes qeverisë dhe opozitës sa i përket çështjeve kyçe.Në këtë takim të dy bashkëbiseduesit diskutuan edhe për shënimin e 20vjetorit të Marrëveshjes Kornizë të Ohrit si dhe arritjet e sfidat qëkanë dal dhe vazhdojnë të burojnë nga kjo Marrëveshje historike.Grubi me këtë rast gjithashtu ka thënë se Qeveria është e përqendruar nëfunksionimin e marrëdhënieve të mira fqinjësore, në frymën europiane, jovetëm për shkak të aspiratave për integrim në BE por edhe si një vend ipërgjegjshëm që kontribuon në paqen rajonale por edhe atë botërore sinjë vend anëtar i ri i NATO-së.Zëvendëskryeministri i parë dhe ministër për Sistem politik dhemarrëdhënie ndërmjet bashkësive, z. Artan Grubi, falënderoi OSBE-në përpërkrahjen në proceset demokratike të vendit, kurse vlerësoi se ështënder për Republikën e Maqedonisë ës Veriut që të kryesojë me OSBE-në nëvitin 2023 për herë të parë që nga viti 1995 kur vendi u bë anëtare eOSBE-së.Në takim, vëmendje e veçantë iu kushtua edhe çështjeve në fushën elegjislacionit zgjedhor, me ç’rast zëvendëskryeministri i parë Grubi kathënë ambasadorit Koja se fokusi është dhe do mbetet në rekomandimet eOSBE-së për përmirësime në këtë fushë.

Related posts

BDI: Shfuqizimi i balancuesit bashkon partitë maqedonase dhe shërbëtorët e tyre nga VLEN

Vendimi i fundit të Gjykatës Kushtetuese për të nisur procedurën për vlerësimin e kushtetutshmërisë së dispozitave që lidhen me “përkatësinë e komunitetit”…

BDI: Me VLEN-in në Qeveri, s’ka më punësime për shqiptarët

Paralajmërimet publike për deshqiptarizimin e shtetit po realizohen në praktikë nga kjo qeveri monoetnike në të cilën nodhen edhe  humbësit e zgjedhjeve…

BDI: Qeveria monoetnike ndërpret procedurën për tabelat dygjuhësore në autostradat e vendit

Skandalet me gjuhën shqipe nuk kanë të ndalur.   Ndërmarrja publike për rrugët e shtetit ka ndërprerë procedurat për projektin e udhëheqjes…