Takimi i Ministrit Bekteshi me Ambasadoren e Britanisë Galloway: Rritja e bashkëpunimit ekonomik me Britaninë e Madhe mbetet prioriteti ynë

Sot, Ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi u takua me Ambasadoren e Mbretërisë së Bashkuar në Maqedoninë e Veriut Rachel Galloway. Në takim, u shpreh kënaqësia për bashkëpunimin e vazhdueshëm të frytshëm dhe marrëdhëniet e forta miqësore midis dy vendeve. Ministri falënderoi Mbretërinë e Bashkuar për mbështetjen ndaj Ministrisë së Ekonomisë në përgatitjen e Ligjit për Partneritet Publik Privat (PPP) i cili tashmë është në procedurë parlamentare dhe theksoi se kjo zgjidhje ligjore do të mundësojë hyrje më të madhe të investimeve të huaja në vendi si dhe realizim të projekteve kapitale strategjike. Ministri gjithashtu informoi Ambasadoren për reformat e parashikuara në Ministrinë e Ekonomisë në periudhën e ardhshme në fushën e mbështetjes së biznesit. Angazhimi programor i Qeverisë në periudhën e ardhshme është rritja e mbështetjes së kompanive në fushën e investimeve në teknologji të reja, kapital njerëzor dhe inovacione. Në fushën e energjisë, Ministri e informoi Ambasadoren se në periudhën e ardhshme Ministria e Ekonomisë do të vazhdojë të mbështesë investimet në ndërtimin e objekteve nga burimet e ripërtëritshme të energjisë dhe lidhjen e energjisë me vendet fqinje, që do të thotë përmirësim i të gjithë sistemit energjetik në vend dhe përfaqëson edhe një nga prioritetet më të larta të Qeverisë në zbatimin e agjendës së gjelbër. Ai gjithashtu informoi për realizimin e projekteve nga Plani i Ndërhyrjes për investime i cili u miratua nga Qeveria për periudhën 2021-2027 dhe është një realizim i përshpejtuar i projekteve në interes më të lartë të qytetarëve për rritjen e përshpejtuar të ekonomisë vendore. Ministri dhe Ambasadorja ranë dakord që rritja e bashkëpunimit ekonomik midis dy vendeve do të mbetet prioritet edhe në periudhën e ardhshme. Mbretëria e Bashkuar renditet e dyta në listën e vendeve me të cilat Republika e Maqedonisë së Veriut ka vëllimin më të madh të tregtisë.  

Related posts

Ali Ahmeti nga Zvicra: Të hiqen kufinjtë midis nesh siç i hoqi Europa dhe të bëhemi bashkë në BE

Salla përplot në Cyrih të Zvicrës mirëpriti liderin e shqiptarëve, Ali Ahmeti, i cili u rikthye në Zvicër pas 12 viteve. Lideri…

Ali Ahmeti priti ambasadorin italian Silvestri: Ndërhyrja ndaj gjuhës shqipe dhe Marrëveshjes së Ohrit rëndon situatën

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, z. Ali Ahmeti, sot  në Tetovë,  priti ambasadorin e Italisë në vendin tonë z. Andrea Silvestri. …

30 vjetori i UÇK-së, Ahmeti: Tre shkronjat e arta sollën kthesën historike në fatin e kombit shqiptar

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim Ali Ahmeti ka qëndruar në Prishtinë së bashku me veprimtarë të çështjes kombëtare e atdhetarë kanë…