Takimi i ministrit Bekteshi me ambasadorin çek, Ludva: Prioriteti ynë është rritja e bashkëpunimit ekonomik me Çekinë

Ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi sot ka zhvilluar takim me Jaroslav Ludva, ambasadorin e sapoemëruar të Republikës Çeke në Maqedoninë e Veriut. Ministri Bekteshi i uroi mandat të suksesshëm ambasadorit Ludva me shpresë për vazhdimin e bashkëpunimit të shkëlqyer mes dy vendeve. Në takim u konstatua se ka një zhvillim pozitiv të marrëdhënieve dypalëshe mes dy vendeve, për të cilat janë identifikuar mundësitë për аvancim të mëtejshëm. Në këtë drejtim, ministri Bekteshi theksoi rëndësinë e vazhdimit dhe intensifikimit të bashkëpunimit të ndërsjellë në të gjitha fushat, veçanërisht në forcimin e tregtisë dypalëshe dhe rritjen e investimeve çeke në vend. Ministri Bekteshi theksoi se Republika Çeke është një partner i rëndësishëm tregtar i vendit tonë, në vitin 2018 dhe 2019 është në vendin e 19-të me të cilin Republika e Maqedonisë së Veriut arrin vëllimin më të madh të tregtisë, në vendin e 18-të në vitin 2020 dhe në vendin e 16-të në vitin 2021. Në vitin 2021, tregtia e përgjithshme dypalëshe u rrit me 26,7%, eksportet u rritën me 78,7% dhe importet me 1,1% krahasuar me vitin 2020. Ministri Bekteshi theksoi se Republika e Maqedonisë së Veriut dhe Republika Çeke kanë një zhvillim pozitiv në marrëdhëniet e ndërsjellta ekonomike, që mund të konstatohet, ndër të tjera, edhe përmes rritjes së tregtisë në vitet e fundit. Të dyja palët tregojnë interes të madh për avancimin e mëtejmë të marrëdhënieve ekonomike dhe tregtare, në kuadër të seancave të Komitetit të Përbashkët në përputhje me Marrëveshjen bilaterale për bashkëpunim ekonomik dhe industrial ndërmjet Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Qeverisë së Republikës Çeke. Ministri Bekteshi dhe ambasadori Ludva u dakorduan për vazhdimin e komunikimit për përmirësimin e marrëdhënieve ekonomike dhe gjetjen e zgjidhjeve më të përshtatshme për zhvillimin ekonomik të dy vendeve.

Related posts

Ali Ahmeti priti ambasadorin italian Silvestri: Ndërhyrja ndaj gjuhës shqipe dhe Marrëveshjes së Ohrit rëndon situatën

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, z. Ali Ahmeti, sot  në Tetovë,  priti ambasadorin e Italisë në vendin tonë z. Andrea Silvestri. …

30 vjetori i UÇK-së, Ahmeti: Tre shkronjat e arta sollën kthesën historike në fatin e kombit shqiptar

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim Ali Ahmeti ka qëndruar në Prishtinë së bashku me veprimtarë të çështjes kombëtare e atdhetarë kanë…

Gjuha shqipe është vija që nuk duhet dhe nuk guxon të kapërcehet!

Teksa afrohet dita e vendimit të Gjykatës Kushtetuese për rishikimin e Ligjit për Gjuhët, Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) paralajmëron edhe një…