Takimi i Ministrit Bekteshi me Ambasadorin e Kazakistanit, Abdrashov: Në fillim të korrikut do të mbahet Komisioni i parë maqedono-kazakistanez për tregti dhe bashkëpunimin ekonomik

Ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi u takua me Ambasadorin e Republikës së Kazakistanit në Republikën e Maqedonisë së Veriut,  Zhanibek Abdrashov. Tema e takimit midis Ambasadorit Abdrashov dhe Ministrit Bekteshi ishte mbajtja e seancës së parë të Komisionit Maqedonas-Kazakistanez për Tregti dhe Bashkëpunimin Ekonomik, i cili është planifikuar për në fillim të korrikut të këtij viti. Ministri Bekteshi theksoi se ekzistojnë mundësi të mëdha për thellimin e bashkëpunimit midis dy vendeve, kryesisht në fushën e energjetikës, minierave, mjedisit, bujqësisë, industrisë, investimeve, turizmit dhe transportit, të cilat do të diskutohen në seancën e parë plenare Maqedono- Kazakistaneze. Sipas të dhënave dypalëshe të tregtisë, shkëmbimi i përgjithshëm tregtar midis Maqedonisë së Veriut dhe Kazakistanit ka një vëllim relativisht të vogël dhe ka rënë në periudhën nga 2018 në 2020. Ministri Bekteshi shprehu shpresë se në periudhën e ardhshme këto shifra do të ndryshojnë kryesisht si rezultat i përpjekjeve të të dy vendeve për të forcuar bashkëpunimin ekonomik dhe natyrisht inicimit të aktiviteteve investuese midis Maqedonisë së Veriut dhe Kazakistanit. Ministri Bekteshi theksoi se Qeveria i kushton vëmendje të madhe inkurajimit të investimeve të huaja dhe vendase. Prandaj, vendi është plotësisht i hapur për të thelluar bashkëpunimin ekonomik dhe për të lidhur komunitetet e biznesit të të dy vendeve, nga të cilat do të përfitojnë si qytetarët ashtu edhe vendet. Në takim u diskutua gjithashtu për investimet në sektorin e energjetikës, të cilat janë planifikuar të realizohen në periudhën e ardhshme, kryesisht në lidhjen e gazit në rajon, që do të thotë diversifikim i burimeve të energjisë për kompanitë dhe qytetarët. Në takim u dakordua reciprokisht se ekziston një potencial i madh për zhvillimin e marrëdhënieve midis Maqedonisë së Veriut dhe Kazakistanit në fusha të rëndësishme për qytetarët e të dy vendeve.  

Related posts

Kryetari Ahmeti priti Presidentin Begaj në selinë e BDI-së

Tetovë, 28.02.2026 Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, pati kënaqësinë e veçantë që në selinë e partisë të mirëpresë Presidentin…

Kryetari Ali Ahmeti mirëpriti Presidentin Begaj

Shkup, 26.02.2026 Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, së bashku me bashkëpunëtorë dhe miq, mirëpriti Presidentin e Republikës së Shqipërisë,…

Kryetari Ali Ahmeti takoi ish-Komesarin, z. Johannes Han

Tetovë, 26.02.2026 Kryetari Ali Ahmeti zhvilloi një takim miqësor me z. Johannes Hahn, ish Komisionar Evropian për Buxhet dhe Administratë, si dhe…