Takimi i ministrit Besimi me ish-ministrat e financave  – përvoja dhe njohuritë e tyre kontribuojnë në konceptimin e qëllimeve programore të SEFF

Ish-ministrat e financave dje në Ministrinë e Financave u  takuan me ministrin e Financave Fatmir Besimi në kuadër të Forumit Ekonomiko-Financiar Shkup. Qëllimi i takimit është përdorimi i përvojës dhe njohurive të tyre në konceptimin e qëllimeve programore të SEFF. Qëllimi i SEFF është të inkurajojë të gjitha palët e interesuara që të ofrojnë zgjidhje që do të jenë një përgjigje e mirë ndaj sfidave me të cilat përballemi, por edhe ndaj asaj që vjen pas tyre dhe ish-ministrat e financave me përvojën e tyre do të kontribuojnë ndjeshëm në këtë. Platforma SEFF, e cila është krijuar për të funksionuar për dialog për çështjet ekonomike dhe financiare, është iniciuar nga Ministria e Financave vitin e kaluar. Konferenca e dytë vjetore me temë “Rritje e qëndrushme në kohë pasigurie dhe përtej” do të mbahet në kuadër të SEFF në fund të këtij muaji. Fokusi do të jetë në sfidat makroekonomike në kohë të krizës, , konkurrencën dhe bashkëpunimin rajonal, energjetika, tranzicioni i gjelbër dhe infrastruktura, si  dhe çfarë pas krizës: nxitësit për rritje të qëndrueshme. Përveç nobelistit të shquar Paul Krugman, në mesin e pjesëmarrësve të konfirmuar në Konferencë janë disa ekonomistë të shquar, përfaqësues të lartë të institucioneve financiare ndërkombëtare, ministra të financave, guvernatorë, të cilët do të paraqesinpikëpamjet   e tyre në një nga tetë diskutimet e panelit WEFF2022. 

Related posts

Kryetari Ahmeti priti Presidentin Begaj në selinë e BDI-së

Tetovë, 28.02.2026 Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, pati kënaqësinë e veçantë që në selinë e partisë të mirëpresë Presidentin…

Kryetari Ali Ahmeti mirëpriti Presidentin Begaj

Shkup, 26.02.2026 Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, së bashku me bashkëpunëtorë dhe miq, mirëpriti Presidentin e Republikës së Shqipërisë,…

Kryetari Ali Ahmeti takoi ish-Komesarin, z. Johannes Han

Tetovë, 26.02.2026 Kryetari Ali Ahmeti zhvilloi një takim miqësor me z. Johannes Hahn, ish Komisionar Evropian për Buxhet dhe Administratë, si dhe…