Takimi i ministrit Besimi me presidentin e shtetit, Pendarovski

Ministri i financave, Fatmir Besimi realizoi takim zyrtar me presidentin e shtetit, Stevo Pendarovski. Në takimi u diskutuan të gjitha sfidat me të cilat përballemi në planin ekonomik në kushtet e pandemisë globale. – Realizimi i projekteve të infrastrukturës, si dhe zbatimi i vazhdueshëm i masave të marra për të mbështetur rritjen e qëndrueshme dhe gjithëpërfshirëse, janë thelbësore në kushtet kur përballemi me krizën më të madhe ekonomike të shkaktuar ndonjëherë, nga koronavirusi, tha ministri. Ai theksoi se duhet të ketë përparësi për projektet që janë thelbësore për zhvillimin e vendit dhe ministritë që janë zbatuese të projekteve kapitale të planifikojnë zbatimin në baza tremujore në vend të nivelit vjetor si më parë, që është pjesë e strategjisë së planifikimit të buxhetit afatmesëm. Në takim, Besimi gjithashtu informoi presidentin Pendarovski për rebalancin e buxhetit dhe pakon e katërt të masave antikrizë për të mbështetur sektorin privat dhe qytetarët, si pjesë e politikave të ndërmarra nga qeveria për t’u përballur me krizën shëndetësore dhe ekonomike.

Related posts

30 vjetori i UÇK-së, Ahmeti: Tre shkronjat e arta sollën kthesën historike në fatin e kombit shqiptar

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim Ali Ahmeti ka qëndruar në Prishtinë së bashku me veprimtarë të çështjes kombëtare e atdhetarë kanë…

Gjuha shqipe është vija që nuk duhet dhe nuk guxon të kapërcehet!

Teksa afrohet dita e vendimit të Gjykatës Kushtetuese për rishikimin e Ligjit për Gjuhët, Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) paralajmëron edhe një…

Pastrimi etnik në institucione: Shqiptarët nën sulmin e qeverisë pa legjitimitet

Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) dënon fuqimisht fushatën në vazhdim të diskriminimit etnik dhe “pastrimit institucional” që po vihet në zbatim ndaj…