Takimi i Ministrit Osmani me Ministrin Alternativ të Punëve të Jashtme i ngarkuar për Çështje Evropiane të Greqisë, Miltijades Varviciotis

Ministri i Punëve të Jashtme Bujar Osmani, realizoi takim me Ministrin Alternativ të Punëve të Jashtme të Greqisë i ngarkuar për Çështje Evropiane, Miltijades Varviciotis, i cili po qëndron për vizitë pune në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Gjatë takimeve plenare të të dy delegacioneve, u theksua se ky takim ndodh në një moment të rëndësishëm, menjëherë pas Samitit të BE-së në Brdo Kranj dhe sjelljes së deklaratës Brdos, me të cilën deklaratë u konfirmua mbështetja për perspektivën evropiane të vendeve të Ballkanit Perëndimor. “Duke pasur parasysh se Greqia është partner strategjik i Maqedonisë së Veriut dhe ofron mbështetje të madhe në procesin  e integrimit në Bashkimin Evropian, pritjet janë plotësisht të arsyetueshme që fqinji dhe miku ynë i ngushtë do të vazhdojë me ndihmë të qartë dhe të drejtpërdrejtë në lobimin gjatë periudhës së ardhshme, deri në fillimin formal të negociatave të anëtarësimit”, theksoi Ministri Osmani pas takimit. Përveç fokusit në reforma dhe konsolidimit gjithëpërfshirës të kapaciteteve të saja evropiane, Maqedonia e Veriut mbetet besnike dhe e përkushtuar në zbatimin e plotë të Marrëveshjeve të nënshkruara, në përputhje me politikën e ndërtimit të marrëdhënieve harmonike dhe bashkëpunimit me fqinjët tanë, u potencua në takim. Ministri Osmani theksoi se përkundër arritjeve të njohura për të cilat marrim konfirmimin për hapat e bërë pozitiv, ekzistojnë edhe mjaft çështje të cilat duhet të zgjidhen dhe në këtë drejtim është aktiviteti ynë i shprehur diplomatik, i ndjekur nga shumë vizita dhe takime të shpeshta dhe në nivel të lartë të zyrtarëve, si dhe ndërmjet organeve të punës. Vijon një periudhë e angazhimit dhe e takimeve të shpeshta të komiteteve dhe komisioneve, aktivitet që në periudhën e kaluar ishte më i ngadalshëm. U bisedua për avancimin e marrëdhënieve ekonomike dhe relacionet tregtare, veçanërisht për atë që pas lidhjes së Marrëveshjes për ndërtimin e përbashkët të Interkonektorit me Greqinë, u  hapën perspektiva të gjëra që do të mundësojnë ekspanzimin e gazit dhe zhvillimin e rajonit, duke lidhur Evropë Qendrore dhe Juglindore. Ministrat shkëmbyen mendime dhe qëndrime për ngjarjet aktuale ndërkombëtare në vend, projektet e ardhshme investuese, si dhe për angazhimet për përmirësimin e infrastrukturës rajonale, hapjen e vendkalimeve të reja kufitare dhe lidhjen e marrëveshjeve të reja. Ministri Alternativ Varviciotis shprehu bindjen se vendi ynë do ta ketë të gjithë mbështetjen e plotë të domosdoshme, për të filluar përfundimisht negociatat e anëtarësimit me Bashkimin Evropian.

Related posts

Ali Ahmeti priti ambasadorin italian Silvestri: Ndërhyrja ndaj gjuhës shqipe dhe Marrëveshjes së Ohrit rëndon situatën

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, z. Ali Ahmeti, sot  në Tetovë,  priti ambasadorin e Italisë në vendin tonë z. Andrea Silvestri. …

30 vjetori i UÇK-së, Ahmeti: Tre shkronjat e arta sollën kthesën historike në fatin e kombit shqiptar

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim Ali Ahmeti ka qëndruar në Prishtinë së bashku me veprimtarë të çështjes kombëtare e atdhetarë kanë…

Gjuha shqipe është vija që nuk duhet dhe nuk guxon të kapërcehet!

Teksa afrohet dita e vendimit të Gjykatës Kushtetuese për rishikimin e Ligjit për Gjuhët, Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) paralajmëron edhe një…