Takimi i ministrit të Financave me Misionin e BB – Përpilojmë zgjidhje për investimet e kompanive në transformimin e gjelbër dhe dixhital

Ministria e Financave së bashku me Bankën Botërore punojnë në formimin e fondeve investuese në vend për përkrahjen e kompanive në fushën e transformimit të gjelbër dhe dixhital. Në takimin e ministrit të Financave Fatmir Besimi me Misionin e Bankës Botërore për Inovacion dhe Konkurrencë të udhëhequr nga Massimiliano Paolucci, përfaqësues i përhershëm i Bankës Botërore në vend u diskutua mbi zgjidhjet që janë në fazën e përpilimit dhe janë pjesë e draft studimit të përgatitur nga ana e tyre.Bëhet fjalë për fond investues për ndërmarrjet mikro, të vogla dhe të mesme për investime në transformimin e gjelbër dhe dixhital në FIZHT, si dhe fond investues strategjik për përkrahjen e  investimeve në ZZHIT dhe infrastrukturën e zonave.Formimi i këtyre fondeve është si rezultat i nevojës për përkrahjen  financiare të kompanive që janë në fazën e formimit dhe kompanive që kanë nevojë për mjete për zhvillim, por që nuk mund t’i sigurojnë ato në segmentin tradicional bankar, si dhe për investime të kompanive në projekte për zvogëlimin e ndikimit të dëmshëm ndaj mjedisit jetësor dhe efikasitetit energjetik.Investimet në inovacionet, prodhimet e reja, transformimi dixhital, zgjerimi i tregjeve të reja, modernizimi i pajisjeve, përmirësimi i produktivitetit dhe vendosja e standardeve ekologjike në prodhimtari do të kontribuojnë në rimëkëmbjen e ndërmarrjeve pas periudhës së Kovid-it dhe do të kontriubojnë në rritjen e përshpejtuar ekonomike.Këto dy fonde janë pjesë e instrumenteve të parapara financiare me Planin për rritje të përshpejtuar ekonomike të Ministrisë së Financave, me të cilin do të përkrahen investimet në sektorin publik dhe privat në lidhje me arritjen e normave mesatare vjetore të rritjes mbi 5%. Fushat prioritare janë përmirësimi i konkurrencës së ekonomisë dhe përmirësimi i cilësisë së jetesës, ndërsa fokusohen mbi disa fusha prioritare si ekonomia e gjelbër, dixhitalizimi, inovacionet dhe zhvillimi teknologjik, zhvillimi i infrastrukturës fizike dhe kapitali njerëzor, si dhe kohezioni social.

Related posts

Ali Ahmeti priti ambasadorin italian Silvestri: Ndërhyrja ndaj gjuhës shqipe dhe Marrëveshjes së Ohrit rëndon situatën

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, z. Ali Ahmeti, sot  në Tetovë,  priti ambasadorin e Italisë në vendin tonë z. Andrea Silvestri. …

30 vjetori i UÇK-së, Ahmeti: Tre shkronjat e arta sollën kthesën historike në fatin e kombit shqiptar

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim Ali Ahmeti ka qëndruar në Prishtinë së bashku me veprimtarë të çështjes kombëtare e atdhetarë kanë…

Gjuha shqipe është vija që nuk duhet dhe nuk guxon të kapërcehet!

Teksa afrohet dita e vendimit të Gjykatës Kushtetuese për rishikimin e Ligjit për Gjuhët, Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) paralajmëron edhe një…