Takimi i parë i suksesshëm në një nivel të lartë në përputhje me Marrëveshjen për mbrojtjen dhe zhvillimin e qëndrueshëm të Parkut të Prespës

U mbajt takimi i parë në të cilin përfaqësues të nivelit të lartë të tre vendeve: Maqedonia e Veriut, Shqipëria dhe Greqia në përputhje me Marrëveshjen për mbrojtjen dhe zhvillimin e qëndrueshëm të Parkut të Prespës ranë dakord për mënyrën me të cilën do të bashkëpunojnë në mbrojtjen e trashëgimisë së përbashkët natyrore, Liqeni i Prespës.  Impuls fillestar në rrugën drejt zbatimit të Marrëveshjes, në fjalimet e tyre dhanë Ministrat e Mjedisit Jetësor të Republikës së Maqedonisë së Veriut Naser Nuredini, të Shqipërisë, Blendi Kosi dhe të Greqisë Kostas Srekas si dhe përfaqësuesi i lartë i Komisionit Evropian, ambasadori Dejvid Gir.Ministrat dhe ambasadori shprehën vullnet të fortë për të zgjidhur çështjen me Liqenin e Prespes dhe biseduan për hapat e ardhshëm që do të ndërmerren nga të tre palët, gjegjësisht për një studim të përbashkët hidrobiologjik, krijimi i një sistemi monitorues, forcimi i kapaciteteve dhe zhvillimi i bujqësisë së qëndrueshme dhe markave lokale, si dhe zhvillimi i alternativës dhe ekoturizmit.“Më vjen mirë që më në fund kemi arritur, madje edhe në kohë të sfidave shëndetësore dhe ekonomike, të fillojmë punën e përbashkët të tre shteteve bregdetare dhe të bëjmë përpjekje për të përmirësuar situatën alarmante me Liqenin e Prespës”.  Ne e dijmë që situata është shqetësuese dhe shënon një trend të tillë për dekada, por gjithashtu e dijmë që çështja mund të zgjidhet nëse të gjithë punojmë në mënyrë të koordinuar dhe së bashku drejt qëllimit.  Ndryshimet klimatike, presioni i fortë antropogjen, bujqësia, speciet invazive, janë vetëm disa nga kërcënimet, por ky është momenti kur mund të tregojmë se kemi vullnet për të ruajtur këtë pasuri natyrore jo vetëm për ne, por edhe për brezat e ardhshëm ” – tha ministri Nuredini në takim.Të tre ministrat u dakorduan për thirrjen e shpejtë të trupave punues për të diskutuar çështjet kryesore në nivelin teknik dhe më në fund të zbatohet një qasje e integruar, ndërsa ambasadori Gir njoftoi një program të BE-së për Prespën në vlerë prej 18 milion euro për Maqedoninë e Veriut.Marrëveshja për mbrojtjen dhe zhvillimin e qëndrueshëm të Parkut të Prespës u nënshkrua më 2 shkurt 2010 ndërsa hyri në fuqi më 29 maj të vitit të kaluar. Të tre vendet anëtare, si dhe BE si palë në marrëveshje, kanë nominuar anëtarët e tyre në trupat punues dhe ky është takimi i parë i nivelit të lartë i mbajtur për të filluar zbatimin e Marrëveshjes.Marrëveshja përfshin një segment të nivelit të lartë të mbajtur sot, si dhe Komitetin Drejtues të Parkut të Prespës dhe grupin punues për ujin në nivelin teknik, në të cilin marrin pjesë përfaqësues të nivelit profesional dhe teknik nga qeveria qëndrore dhe lokale, si dhe sektori civil. 

Related posts

Pastrimi etnik në institucione: Shqiptarët nën sulmin e qeverisë pa legjitimitet

Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) dënon fuqimisht fushatën në vazhdim të diskriminimit etnik dhe “pastrimit institucional” që po vihet në zbatim ndaj…

Ali Ahmeti priti ambasadorin europian Rokas: Bashkimi Europian është alternativa jonë e vetme 

Në selinë e Bashkimit Demokratik për Integrim në Tetovë, Kryetari i BDIsë Ali Ahmeti, priti ambasadorin e Bashkimit Europian z. Mihalis Rokas. …

Ali Ahmeti takoi ambasadorin turk Fatih Ulusoy

Në selinë e Bashkimit Demokratik për Integrim në Tetovë, Kryetari i BDIsë Ali Ahmeti, priti ambasadorin turk z. Fatih Ulusoy. Kryetari Ahmeti…