Takimi Osmani –Allzajani

Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, në margjinat e Seancës së 77-të të Asamblesë së Përgjithshme të KB-së, realizoi takim me Ministrin e Punëve të Jashtme të Mbretërisë së Bahreinit, Abulatif bin Rashid Allzajani.

Në takim u shkëmbyen mendime për marrëdhëniet bilaterale, ku Ministri Osmani i theksoi angazhimet për dinamizimin e bashkëpunimit në fushën e ekonomisë, turizmit, tregtisë dhe investimeve. Me këtë rast, u potencua se të dy vendet kanë potencial të madh për thellimin e lidhjeve të biznesit, të cilave, në periudhën në vijim do t’i kushtohet vëmendje veçantë.

Bashkëbiseduesit shprehën pritjen për pasurimin e kornizës së marrëveshjes, si dhe forcimin e bashkëpunimit në të ardhmen në fushën e diplomacisë multilaterale.

Gjithashtu, u shkëmbyen mendime për prioritetet e politikës së jashtme të të dy vendeve, si dhe për çështjet aktuale ndërkombëtare dhe temat rajonale.

Related posts

Kryetari Ahmeti priti Presidentin Begaj në selinë e BDI-së

Tetovë, 28.02.2026 Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, pati kënaqësinë e veçantë që në selinë e partisë të mirëpresë Presidentin…

Kryetari Ali Ahmeti mirëpriti Presidentin Begaj

Shkup, 26.02.2026 Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, së bashku me bashkëpunëtorë dhe miq, mirëpriti Presidentin e Republikës së Shqipërisë,…

Kryetari Ali Ahmeti takoi ish-Komesarin, z. Johannes Han

Tetovë, 26.02.2026 Kryetari Ali Ahmeti zhvilloi një takim miqësor me z. Johannes Hahn, ish Komisionar Evropian për Buxhet dhe Administratë, si dhe…