Takimi Osmani – Dendias në Dubrovnik

Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Maqedonisë së Veriut Bujar Osmani, sot, në margjinat e Forumit të Dubrovnikut realizoi takim me Ministrin e Punëve të Jashtme të Republikës Helene, Nikos Dendias.Të dy homologët u shprehën të kënaqur nga dialogu politik intensiv dhe dinamika pozitive në marrëdhëniet bilaterale, gjë për të cilën flasin vizitat e shumta zyrtare dhe ato të punës.“Kemi Marrëveshje për partneritet strategjik të cilën duhet ta implementojmë në frymë pozitive dhe me vullnet të mirë, me qëllim që të sigurojmë bazë të pastër për komunikim të papenguar të qytetarëve dhe të biznesit. Nuk kemi dilemë se me vazhdimin e dialogut dhe përkushtimin e përbashkët në përmbushjen e detyrimeve të ndërmarra me Marrëveshjen e Prespës si dhe me Planin aksionar për implementimin e saj, hapen mundësi shtesë të rëndësishme për avancimin e bashkëpunimit, që në vazhdimësi po e rrit besimin ndërmjet dy fqinjëve dhe paraqet shembull për marrëdhëniet e mira fqinjësorë, miqësinë dhe partneritetin”, deklaroi në takim ministri Osmani.Bashkëbiseduesit në mënyrë të veçantë e përshëndetën zhvillimin e deritashëm dhe përparimin e arritur në sferën e ekonomisë, para së gjithash, duke pasur parasysh projektet për lidhjen dhe gazifikimin e vendit. Në këtë kontekst, ata e përshëndetën nënshkrimin e Marrëveshjes për ndërtimin e përbashkët të Interkonektorit me Greqinë, të cilën, ministrat e resorëve përkatës e nënshkruan më 9 korrik në Athinë, projekt ky, me rëndësi jo vetëm për të dy vendet, fqinjët, aleatët dhe partnerët, por edhe për të gjithë rajonin.Ministri Osmani shprehu falënderimin për mbështetjen e deritashme të vazhdueshme të Greqisë në procesin e integrimit të Maqedonisë së Veriut në BE, me ç’rast, nga ana e ministrit Dendias, u sigurua se mbështetja nuk do të mungojë as gjatë kryesimit slloven me Këshillin e BE-së.                Të dy bashkëbiseduesit shkëmbyen mendime edhe për situatat më të reja me pandeminë, angazhimet në ballafaqimin me pasojat si dhe për mundësitë në planin e turizmit.

Related posts

Reagim plotësues nga Bashkimi Demokratik për Integrim lidhur me incidentet e fundit

Bashkimi Demokratik për Integrim dënon ashpër edhe aktin e djegies së flamurit shqiptar, që përbën një sulm të drejtpërdrejtë ndaj simboleve dhe…

Ali Ahmeti uron 28 nëntorin: Përjetësi Shqipërisë dhe shqiptarëve!

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ka uruar kombin shqiptar me rastin e 28 nëntorit duke thënë që liria nuk…

Ali Ahmeti takon shoqatat e shqiptarëve në Kroaci: Mirënjohës Amerikës për jetë të jetëve

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, gjatë qëndrimit të tij në Kroaci, ka takuar të gjitha shoqatat e shqiptarëve në…