Takimi Osmani-Gonzalez Laya në Madrid

Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani në kuadër të vizitës së punës në Spanjë, realizoi takim me homologen e tij, Ministren e Punëve të Jashtme, Bashkimit Evropian dhe  Bashkëpunimit të Mbretërisë së Spanjës, znj. Arancha Gonzalez Laya.“Është bukur të jesh në Madrid, pikërisht në përvjetorin e ratifikimit në Senatin spanjoll  të protokollit për anëtarësimin tonë në NATO, edhe atë në masa shumë më të rrepta, më të vështira dhe mezi të realizueshme të një pune të kufizuar. Me këtë u rrumbullakësua ratifikimi i Protokollit nga të gjitha 29 vendet anëtare, me çka Republika e  Maqedonisë së Veriut u bë anëtarja e 30-të e Aleancës. Më lejoni të mos jem modest: me aktin e këtillë, me përpjekjen e jashtëzakonshme që e keni bërë në kuadër të senatit spanjoll, duke vendosur precedentë, duke u votuar për herë të parë nëpërmjet video konferencës, vendi juaj gjithnjë do të ketë një vend të veçantë për qytetarët tanë dhe ju mund të llogaritni në Republikën e Maqedonisë së Veriut si një vend që është mik i juaj i afërt”, theksoi Osmani duke shprehur mesazhe falënderimi në emër të Qeverisë dhe të vendit.Që prej javës së ardhshme, ne përsëri do të takohemi në mbledhjen ministrore të NATO-s, në Bruksel. Kësaj radhe, për herë të parë edhe Maqedonia e Veriut do të marrë pjesë përmes pranisë fizike në tryezën e përbashkët, si vende anëtare të plota dhe aleate të ngushta të NATO-s. Na presin bisedime serioze dhe vendime të rëndësishme për të ardhmen e Aleancës, për sfidat bashkëkohore dhe mbi të gjitha për procesin Reflektim-NATO 2030”, tha Osmani. Në takim u hapën edhe temat lidhur me integrimet evropiane të Republikës së Maqedonisë së Veriut, si dhe me aktualitetet e fundit nga aspekti rajonal.“Aleanca jonë në Bashkimin Evropian gjithashtu ballafaqohet me sfida serioze, ku nevojiten vendime të përgjegjshme dhe të drejta. Një nga ato është edhe vendimi i marsit të vitit të kaluar, me të cilin 27 vende anëtare dhanë dritë jeshile për fillim të  negociatave me Maqedoninë e Veriut”, theksoi Osmani, duke potencuar rëndësinë e implementimit të këtij vendimi si për vendin ashtu edhe për gjithë rajonin.Në takim  u përshëndet edhe progresi në kuadër të konferencës për të ardhmen e Evropës,  me çka Osmani e theksoi nevojën për përfshirje më të madhe dhe më të dukshme  në këtë debat esencial dhe të vendeve të Ballkani Perëndimor.Takimi u shfrytëzua edhe për nënshkrimin e Memorandumit të mirëkuptimit ndërmjet ministrive të punëve të jashtme të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Mbretërisë së Spanjës për bashkëpunim të ndërsjellë të shkollave diplomatike dhe edukimit, që paraqet edhe një hap shtesë për avancimin e bashkëpunimit të ndërsjellë.Vizita  e punës e Osmanit në Mbretërinë e Spanjës u përmbyll me takimin në Senatin spanjoll, me kryetarin e Komisionit të Punëve të Jashtme të Senatit, Antonio Gutierrez Limones. Fokusi i bisedimeve u vendos në integrimin evropian të Maqedonisë së Veriut, politikat e fqinjësisë së mirë në rajon, gjendjen e politikës së brendshme në vend, bashkëpunimin rajonal dhe gjendjen e përgjithshme, si dhe në çështjet e tjera aktuale ndërkombëtare me konotacion gjeopolitik.

Related posts

Ali Ahmeti priti ambasadorin italian Silvestri: Ndërhyrja ndaj gjuhës shqipe dhe Marrëveshjes së Ohrit rëndon situatën

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, z. Ali Ahmeti, sot  në Tetovë,  priti ambasadorin e Italisë në vendin tonë z. Andrea Silvestri. …

30 vjetori i UÇK-së, Ahmeti: Tre shkronjat e arta sollën kthesën historike në fatin e kombit shqiptar

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim Ali Ahmeti ka qëndruar në Prishtinë së bashku me veprimtarë të çështjes kombëtare e atdhetarë kanë…

Gjuha shqipe është vija që nuk duhet dhe nuk guxon të kapërcehet!

Teksa afrohet dita e vendimit të Gjykatës Kushtetuese për rishikimin e Ligjit për Gjuhët, Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) paralajmëron edhe një…