Takimi Osmani – Husein al-Safadi

Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, në margjinat e Asamblesë së Përgjithshme të 77-të të OKB-së, ka takuar Ministrin e Punëve të Jashtme të Mbretërisë Hashemite të Jordanisë, Ayman Hussein al-Safadi.

Bashkëbiseduesit shprehën kënaqësinë për zhvillimin e marrëdhënieve bilaterale, duke theksuar rëndësinë e avancimit të mëtejshëm të bashkëpunimit në kuadër të organizatave dhe institucioneve ndërkombëtare.

Në fokus të bisedës ishte Konferenca e ardhshme Mesdhetare e OSBE-së, të cilën Maqedonia e Veriut, si kryesuese e ardhshme e Organizatës, vendosi ta organizojë në Jordani.

Përgatitjet për konferencën janë duke u zhvilluar dhe bashkëbiseduesit shprehën kënaqësinë e tyre për mundësinë që bashkërisht të kontribuojnë në forcimin e lidhjeve ndërmjet OSBE-së dhe vendeve partnere mesdhetare. Ministri Osmani falënderoi Al-Sadafin për aktivitetet përgatitore për bashkëorganizimin e Konferencës Mesdhetare.

Bashkëbiseduesit shprehën besimin se Konferenca do të jetë një sukses i përbashkët për të dyja vendet dhe se do të rrisë perspektivën e bashkëpunimit të ndërsjellë bilateral në të ardhmen.

Në takim u diskutua për situatat dhe sfidat përkatëse rajonale dhe u shpreh interesi për forcimin e bashkëpunimit ndërmjet dy rajoneve, në fushat me interes të përbashkët.

Related posts

Kryetari Ahmeti priti Presidentin Begaj në selinë e BDI-së

Tetovë, 28.02.2026 Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, pati kënaqësinë e veçantë që në selinë e partisë të mirëpresë Presidentin…

Kryetari Ali Ahmeti mirëpriti Presidentin Begaj

Shkup, 26.02.2026 Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, së bashku me bashkëpunëtorë dhe miq, mirëpriti Presidentin e Republikës së Shqipërisë,…

Kryetari Ali Ahmeti takoi ish-Komesarin, z. Johannes Han

Tetovë, 26.02.2026 Kryetari Ali Ahmeti zhvilloi një takim miqësor me z. Johannes Hahn, ish Komisionar Evropian për Buxhet dhe Administratë, si dhe…