Takimi Osmani – Konakoviq

Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, në kuadër të Takimit të Ministrave të Punëve të Jashtme të Procesit të Bashkëpunimit të Evropës Juglindore (SEECP), i cili po mbahet në Shkup, realizoi takim bilateral me Ministrin e Punëve të Jashtme të Bosnje dhe Hercegovinës, Elmedin Konakoviq.

Bashkëbiseduesit e përshëndetën konsensusin e arritur për Sekretarin e Përgjithshëm të RCC, Amer Kapetanoviq, gjë që paraqet sukses të rëndësishëm të Kryesimit tonë me PBEJL-në.

Në fokus të bisedimeve ishte bashkëpunimi bilateral, gatishmëria për avancimin e bashkëpunimit rajonal për ballafaqimin me sfidat rajonale të sigurisë dhe integrimit evropian të Ballkanit Perëndimor, duke theksuar se avancimi i këtij procesi është me rëndësi vendimtare për stabilitetin dhe prosperitetin e vendeve të rajonit.

Njëherit u bë fjalë edhe për miratimin e Rezolutës për Srebrenicën nga ana e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së dhe shpalljen e 11 korrikut si Ditën Ndërkombëtare të Reflektimit dhe Përkujtimit të Gjenocidit të kryer në Srebrenicë në vitin 1995.

Osmani potencoi se Republika e Maqedonisë së Veriut vendosi jo vetëm ta mbështesë, por edhe të bashkësponsorizojë rezolutën e Kombeve të Bashkuara për të kujtuar viktimat e gjenocidit në Srebrenicë, sepse dënimi i gjenocidit është detyrë universale njerëzore dhe nuk është e lidhur me ndonjë përkatësi.

Related posts

Kryetari Ahmeti priti Presidentin Begaj në selinë e BDI-së

Tetovë, 28.02.2026 Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, pati kënaqësinë e veçantë që në selinë e partisë të mirëpresë Presidentin…

Kryetari Ali Ahmeti mirëpriti Presidentin Begaj

Shkup, 26.02.2026 Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, së bashku me bashkëpunëtorë dhe miq, mirëpriti Presidentin e Republikës së Shqipërisë,…

Kryetari Ali Ahmeti takoi ish-Komesarin, z. Johannes Han

Tetovë, 26.02.2026 Kryetari Ali Ahmeti zhvilloi një takim miqësor me z. Johannes Hahn, ish Komisionar Evropian për Buxhet dhe Administratë, si dhe…