Takimi Osmani-Krivokapiq

Në margjinat e takimit joformal të Ministrave të Jashtëm të NATO-s në Berlin, Ministri i Jashtëm Bujar Osmani u takua me Ministrin e Jashtëm malazez Ranko Krivokapiq. Duke e uruar për formimin e Qeverisë së re të Malit të Zi dhe zgjedhjen e Ranko Krivokapiq për Ministër të Punëve të Jashtme, Osmani theksoi partneritetin e shkëlqyer tradicional dhe marrëdhëniet miqësore ndërmjet dy vendeve, duke shprehur besimin se ky partneritet do të vazhdojë edhe në të ardhmen. “Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi kanë bashkëpunim jashtëzakonisht të mirë dhe intensiv, por edhe mirëkuptim në përmbushjen e qëllimeve tona të ndërsjella strategjike, të cilat me luftën në Ukrainë fitojnë një dimension të rëndësishëm, nëse jo vendimtar, të sigurisë dhe gjeopolitik”, tha Osmani, duke bërë me dije se interesin e ndërsjell të anëtarësimit të të dy vendeve në Bashkimin Evropian. “Është një proces me interes rajonal, por edhe më të gjerë, si një kontribut i rëndësishëm në krijimin e arkitekturës së ardhshme të sigurisë si të Ballkanit Perëndimor, si dhe të Evropës ”, ka theksuar Osmani.             Duke shkëmbyer mendime për luftën në Ukrainë dhe pasojat e saj, të dy Ministrat dënuan agresionin ushtarak të Rusisë, duke theksuar se është një shkelje flagrante e parimeve themelore të së drejtës ndërkombëtare, një goditje për rendin demokratik dhe një kërcënim serioz për sigurinë e Evropës. 

Related posts

Kryetari Ahmeti priti Presidentin Begaj në selinë e BDI-së

Tetovë, 28.02.2026 Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, pati kënaqësinë e veçantë që në selinë e partisë të mirëpresë Presidentin…

Kryetari Ali Ahmeti mirëpriti Presidentin Begaj

Shkup, 26.02.2026 Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, së bashku me bashkëpunëtorë dhe miq, mirëpriti Presidentin e Republikës së Shqipërisë,…

Kryetari Ali Ahmeti takoi ish-Komesarin, z. Johannes Han

Tetovë, 26.02.2026 Kryetari Ali Ahmeti zhvilloi një takim miqësor me z. Johannes Hahn, ish Komisionar Evropian për Buxhet dhe Administratë, si dhe…